Kerko Mesazhet ketu

Sunday 12 February 2012

Hyji Atë: Tërmetet do të ndjehen si pjesë e një ndëshkimi të vogël përpara Paralajmërimit

E Premte, 10 Shkurt 2012, në 19:50

Unë jam Hyji Atë, Krijuesi i të gjitha gjërave. Unë vij në Emër të Trinisë së Shenjtë.

Bija ime e dashur, Unë sot bëj të ditur se të gjitha përgatitjet tani kanë përfunduar për Mëshirën e Madhe të Birit Tim. Të lutem, njoftoji fëmijët e Mi për detyrën e tyre që të luten për të gjithë shpirtrat që janë larguar nga Unë, Ati i tyre i Përjetshëm. Vetëm ju mundeni, fëmijë, të ndihmoni të shpëtohen këto shpirtra.

Unë gjithashtu dua t’ju njoftoj se një numër tërmetesh do të ndjehen, kur Unë dërgoj një ndëshkim të vogël, për t’i dënuar ata shpirtra të ligj që i mundojnë bashkë-atdhetarët e tyre.

Bija Ime, kur ky ndëshkim të ketë përfunduar, atëherë do të jetë koha për Paralajmërimin.
Njerëzimi do ta nderojë Birin Tim, kur ata të kërkojnë falje, për mënyrën se si më kanë ofenduar Mua.

Shumë do të kthehen në besim. Shumë do të vdesin. Për ata që do të vdesin shpirtrat e tyre mund të shpëtohen përmes lutjeve tuaja. Pas kësaj, bota do të qetësohet pak, dhe do të jepet një kohë për t’u penduar.

Mbajeni mend, se Unë i dua të gjithë fëmijët e Mi, por si çdo baba i mirë, Unë duhet t’i ndëshkoj fëmijët e Mi, me qëllim që ata ta kuptojnë ndryshimin midis të drejtës dhe të gabuarës. Ky pastrim do t’i zgjojë fëmijët e Mi dhe shumë të tjerë do t’i pranojnë Hiret, me mirënjohje, kur ato do të derdhen mbi njerëzimin gjatë Paralajmërimit.

Unë ju dua, fëmijë, dhe është dëshira Ime që ta shpëtoj secilin prej jush, përfshirë ata, shpirtra të ngurtësuar, që nuk duan ta pranojnë Ekzistencën e Trinisë së Shenjtë.

Ati juaj i Dashur
Hyji Më i Larti

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2012/02/10/god-the-father-earthquakes-will-be-felt-as-part-of-a-small-chastisement-before-the-warning/