Kerko Mesazhet ketu

Saturday 18 February 2012

Bibla e Shenjtë nuk po lihet mënjanë në favor të këtyre Mesazheve

E Diel, 12 Shkurt 2012, në 15:00 

Bija ime fort e dashur, dje më mori malli për ty. Të kujtohet se të zgjova gjatë natës? Ti ishe shumë e lodhur por sa shumë doja të flisja me ty në atë kohë.

Sot Mua më duhet të të nxis për t’i treguar botës se lufta ka për t’u shtuar dhe se, në qoftë se nuk luten më shumë prej bijve të Mi, do të kryhet një luftë bërthamore. 

Kjo është afër dhe lutja mund ta shmangë këtë së bashku me Dorën e Atit Tim të Përjetshëm.

Unë kërkoj që më shumë nga ndjekësit e Mi ta përhapin Fjalën Time të Shenjtë të dhënë për gjithë njerëzimin për të mirën e shpirtrave tuaj. 

Ti, bija Ime, po sulmohesh nga ata që thonë se Libri i Shenjtë i Atit Tim po lihet mënjanë në favor të këtyre Mesazheve. Nuk është kështu. 

Mesazhet e Mia sot janë për të përforcuar Mësimet që gjenden në Biblën e Shenjtë, sepse kaq shumë vetë në botën sot nuk e dinë se çfarë përmbahet në të. 

Ata nuk do t’i dinë as edhe shenjat paralajmëruese të kohëve të fundit, po të mos jua zbuloja Unë ato tani. Përse ndodh kjo? Mua më duhet t’i përgatis shpirtrat tuaj për Parajsën Time të Re. Kurrë mos mendoni se Unë po përpiqem t’ju shpie në një udhë tjetër. 

Sepse ka vetëm një Udhë për në Parajsë dhe Unë Jam Ai që do t’ju udhëzojë drejt Portave të saj.

Kushtojini vëmendje Fjalës Sime. Dëgjojeni Thirrjen Time. Ecni me Mua me kokën lart, pa pasur frikë në zemrat tuaja, ndërsa Unë e udhëheq Ushtrinë Time që të Më ndihmojë për ta rivendosur Mbretërinë Time mbi Tokë.

Jezusi juaj i dashur