Kerko Mesazhet ketu

Thursday 23 February 2012

Shumë shpejt, një njeri do të vijë i cili do të deklarojë se jam Unë

E Mërkurë, 8 Shkurt 2012, në 20:45

Bija Ime fort e dashur, nuk do të zgjasë shumë përpara se të gjitha profecitë e parathëna të zbulohen përpara një bote mosbesuese.

Madje dhe ato shpirtra të papastër që më shmangin Mua, Shpëtimtarin e tyre Hyjnor dhe Atin Tim të Përjetshëm, nuk do të mbesin pa e vënë re. Ata do të mrekullohen se pse kjo po ndodh dhe për herë të parë më në fund do ta kuptojnë se ata nuk e kontrollojnë vetë fatin e tyre.

Për të gjitha besimet e tyre të gabuara dhe për të drejtën e tyre të perceptuar për përfitim personal, ata së shpejti do ta kuptojnë të Vërtetën.

Bija ime, rruga përpara është për t’u lutur që këto shpirtra, megjithëse të humbur për mua, të mos joshen nga anti-krishti dhe profeti i rremë.

Shumë shpejt, një njeri do të vijë i cili do të deklarojë se jam Unë. Por, sigurisht, kjo nuk mund të ndodhë sepse Unë nuk do të vij derisa të vijë fundi.

Megjithatë ai do t’i paraqesë të gjitha ato cilësi që do t’i mashtrojnë shpirtrat e varfër për të besuar se ai jam Unë.

Ai do të kryejë mrekulli, vepra të mëdha paqeje, veprime humanitare dhe vepra publike dashamirësie.

Ai do të adhurohet dhe fuqitë e tij do të vijnë nga Satani, mbreti i errësirës. Kaq bindës do të jetë ai, saqë kur ai të paraqesë shenja të ngjashme me ato të shenjtorëve të mëdhenj, shumë prej shërbëtorëve të Mi të shenjtë do të bien me përulje tek këmbët e tij.

Fjala Ime, e dhënë ty, profetit të vërtetë të kohëve të fundit, do të refuzohet dhe do të hidhet poshtë si herezi.

Unë po të jap ty, bija Ime, shumë paralajmërime tani, kështu që sa më shumë prej bijve të Mi të mund t’iu jepet e Vërteta përpara se kjo të ndodhë.

Mos u gënjeni nga ata që e lartësojnë veten në sytë tuaj sikur të ishin të shenjtë. Kurrë mos i ngatërroni veprimet humanitare sikur të jenë gjithmonë duke ardhur prej Meje.

I ligu është një gënjeshtar. Ai është dinak dhe, herë pas here, do të tregojë një pamje të jashtme si i dashur dhe bamirës.

Kini kujdes nga ato organizata, që drejtohen nga individë shumë të pasur të cilët mburren për përpjekjet e tyre për ta shpëtuar njerëzimin. Shumë prej tyre punojnë në fshehtësi për ta mohuar Fjalën Time.

Ky lloj mashtrimi do të përdoret nga anti-krishti për të rekrutuar ndjekës me qëllime të mira, por mendjelehtë.

Sapo të josheni ju do të bini në kurth. Më pas do të gënjeheni për ta pranuar shenjën e bishës, të cilën ju duhet ta shmangni me çdo kusht ose përndryshe ju do të jeni të humbur për Mua, përgjithmonë.

Qëndroni në gatishmëri në çdo kohë.

Detyra juaj është e thjeshtë. Mbajeni mend se ka vetëm një Hyj, tri persona në Trininë e Bekuar – Hyji Ati, e Biri, e Shpirti i Shenjtë.

Çdo gjë tjetër, që t’ju paraqitet ndryshe, nuk ekziston.

Shpëtimtari juaj i dashur
Jezu Krishti