Kerko Mesazhet ketu

Tuesday 21 February 2012

Vendet Evropiane do të bien në diktaturë, jo më mirë se në ditët e Hitlerit

E Shtunë, 18 Shkurt 2012, në 16:00 

Bija Ime fort e dashur, synimi Im është që të mbroj sa më shumë nga ndjekësit e Mi, ndërsa Dora e Atit Tim do të bjerë së shpejti për ta ndëshkuar njerëzimin për ligësitë e tyre, dhe për të ndaluar çdo veprim të tmerrshëm që mund të kryhet nga ata mëkatarë të cilët duan të shkatërrojnë shumë kombe.

Të gjithë ju do të jeni të mbrojtur, por përgjegjësia juaj është ndaj të tjerëve.

Vështroni tani, ndërsa vendet Evropiane të bien në diktaturë, jo më mirë se në ditët e Hitlerit.

Planet tashmë janë bërë gati nga grupi botëror për të marrë nën kontroll çdo shtet në Evropë.

Babilonia do të rrëzohet ashtu siç është parathënë.

Ariu dhe Dragoi i Kuq do të shkojnë në luftë ashtu siç është profetizuar.

Roma do të bëhet selia e pushtetit dhe e sundimit të lig.

Italia do të shkërmoqet.

Greqia do të jetë përshpejtuesja, e cila do të japi justifikimin për ta rrëzuar Babiloninë.

Gjithçka tani do t’i zbulohet botës.

Lutja mund t’i lehtësojë mundimet e bijve të Mi të shkretë, të cilët do të detyrohen të lypin për bukën e gojës.

Ata do të trajtohen si fëmijë, por do të shkelen me këmbë, kur të skllavërohen nga grupi botëror, që punon në bashkëpunim me udhëheqës Evropianë. 

Ata janë tradhtarë, të gjithë ata, jo vetëm ndaj atyre që ata u shërbejnë, por edhe ndaj Hyjit, Atit Tim të Gjithëpushtetshëm.

Emri i Tij urrehet nga ky grup, të cilët e kanë ndaluar nderimin ndaj Tij në vendet e tyre.

Për këtë arsye ata do të vuajnë. Ata do të ndëshkohen dhe do t’iu ndalohet ta realizojnë misionin e tyre keqbërës. Zemërimi i Atit Tim të Dashur ka arritur tani lartësi të pa-arritura më parë, në një kohë kur ngritja e Dragoit të madh të Kuq është gati për të ndodhur.

Ka kaq shumë shkatërrim, fëmijë, kaq shumë epsh për pushtet dhe kontroll, kaq shumë urrejtje për Mua, Shpëtimtarin e tyre Hyjnor.

Katër lajmëtarët e Satanit kanë zbritur dhe po punojnë tani brenda këtyre grupeve.

Këta udhëheqës të ligj dhe të fuqishëm po kontrollohen nga anti-krishti, i cili është tani shumë aktiv. Anti-krishti drejton një organizatë shumë të madhe.

Kaq dinakë janë ata saqë vetëm pak njerëz e kuptojnë se çfarë ata me të vërtetë po bëjnë.

Fëmijët e mi, ata do përpiqen që të marrin kontrollin dhe planet e tyre do të duken se po shpalosen.

Por pikërisht është atëherë kur, Ati Im, do të ndërhyjë.

Mjerë ata që do të përballen me Zemërimin e Atit Tim.

Atyre as nuk do t’iu jepet mundësia të dridhen para Tij, nëse ata nuk pendohen menjëherë.

Shumë pak prej jush, fëmijë, po e mësojnë të Vërtetën sepse shumë prej këtyre njerëzve kontrollojnë lajmet që ju i besoni të jenë e vërteta.

Ju nuk keni asnjë mjet tjetër për të njohur se çfarë po ndodh në botë.

Sepse ato që ju i konsideroni si organizata të përgjegjshme, që kujdesen për kombet, janë, në të vërtetë, vetë grupet e drejtuara prej anti-krishtit.

Kombet që ju i konsideroni si të liga, po viktimizohen dhe po përdoren si gurë loje me qëllim që ato të duken të liga përpara botës së jashtme.

Ju nuk duhet të besoni gjithmonë atë çfarë ju paraqitet në emër të drejtësisë.

Lutuni fort për të gjithë vëllezërit dhe motrat tuaja që do të shkelen nga këta njerëz.

Lutuni që Paralajmërimi ta vonojë veprimin e tyre dhe lutuni për ta zbutur efektin e planit që po orkestrohet për t’jua hequr të drejtat ndaj parave tuaja, ushqimit tuaj dhe të drejtën tuaj për të praktikuar Krishtërimin dhe fetë e tjera, që e nderojnë Atin Tim.

Jezu Krishti juaj i dashur
Shpëtimtari i Njerëzimit