Kerko Mesazhet ketu

Thursday 29 March 2012

Dashuria është më e fuqishme se urrejtja

E Mërkurë, 14 Mars 2012, në 15:30

Bija Ime fort e dashur, Unë të përqafoj fort, në Gjirin Tim, ndërsa ti e duron këtë dhimbje së bashku me Mua.

Fëmijët e Mi, dhe sidomos ndjekësit e Mi, ndjejnë një ngrohtësi ndaj njëri-tjetrit, të cilën ata nuk mund ta shpjegojnë. Ata mund të jenë të panjohur, që jetojnë në anë të kundërta të botës, por prapë dashuria që ata ndjejnë është Dashuria Ime. Ata e duan njëri-tjetrin ashtu siç bëjnë vëllezërit dhe motrat e vërteta në një familje të dashur.

Unë jam Drita që e krijon këtë dashuri spontane, e cila i sjell shpirtrat së bashku. Është Shpirti Im i Shenjtë, që i bashkon të gjithë fëmijët e Hyjit si një familje. Ju, fëmijët e Mi, jeni familja Ime.

Trinia e Shenjtë e drejton këtë familje dhe, kur dashuria juaj është e pastër dhe e përulur, ju automatikisht bëheni pjesë e kësaj familjeje të shenjtë. Dashuria e Atit është përmes Meje.

Kur ju më doni Mua, Unë do t’ju çoj në Krahët e Atit Tim i Cili do ta vendosë Vulën e Mbrojtjes rreth jush dhe familjes suaj.

*(Shikoni Lutjen e Kryqëzatës 33 për Vulën e Mbrojtjes)

Zemra Ime zbutet, ndërsa Unë e shikoj me gëzim, dashurinë që keni për njëri-tjetrin. Ju më sillni kaq shumë ngushëllim nga vuajtja që më duhet të duroj, ndërsa fëmijët e Mi të shkretë në vende të copëtuara nga lufta janë duke u persekutuar.

Bashkohuni me Mua tani, në mënyrë që familja Ime e ndjekësve të devotshëm të bashkohet në një, pa marrë parasysh se cilat janë rrethanat e tyre apo nga cili vend ata vijnë, me qëllimin për ta mposhtur urrejtjen në botë.

Dashuria është më e fuqishme se urrejtja. Urrejtja dobësohet nëse i jepet përgjigje me dashuri.

Nëse dikush ju trajton padrejtësisht, ju duhet t’i përgjigjeni me dashuri, dhe Satani do të struket në dhimbje. Nëse ndjeheni të tunduar për t’u hakmarrë mbi ata që ju lëndojnë, atëherë ju duhet të luteni për ata, t’i falni dhe të tregoni ndaj tyre dashuri në vend të urrejtjes.

Dashuria, e cila depërton përmes familjes Sime në Tokë, është një forcë shumë e fuqishme. Ju kurrë nuk duhet ta besoni, për as edhe një çast, se urrejtja mund ta mposhtë dashurinë. Fuqia që urrejtja ushtron, megjithëse e shëmtuar dhe e dhimbshme për t'u parë, mund të mposhtet me anë të fuqisë së dashurisë.

Si mundet dashuria ta dobësojë urrejtjen në botën sot? 

Lutja është përgjigja. Më doni Mua. Më dëgjoni Mua.

Përgjigjuni ndaj kërkesave të Nënës Sime të dashur dhe ndaj Meje, Birit të saj, nëpërmjet lutjeve të ndryshme që ju janë dhënë. Këtu është një Lutje e veçantë e Kryqëzatës për bashkimin fëmijëve të Hyjit.

Ajo do të përhapë dashuri në çdo skaj të Tokës dhe do të largojë urrejtjen që rritet çdo ditë. Kjo urrejtje, e shkaktuar nga Satani përmes dobësisë se njerëzimit, dhe që krijon mizori të tilla si tortura, vrasja, aborti dhe vetëvrasja, mund të shmanget me anë të kësaj

Lutje e Kryqëzatës (37) për bashkimin e gjithë fëmijëve të Hyjit

O Jezus i dashur, bashkoji në dashuri të gjithë ndjekësit e Tu të dashur, që të mund ta përhapim të Vërtetën e Premtimit Tënd për Shpëtimin e Përjetshëm nëpër gjithë botën. 
Ne lutemi që ato shpirtra të vakët, që kanë frikë ta ofrojnë Ty veten e tyre në mendje, trup dhe shpirt, ta hedhin poshtë mburojën e tyre të krenarisë dhe t’i hapin zemrat e tyre ndaj Dashurisë Tënde dhe të bëhen pjesë e familjes Tënde të Shenjtë në Tokë.

Përqafoji të gjithë ato shpirtra të humbur, i dashur Jezus, dhe lejoje dashurinë tonë, si vëllezërit dhe motrat e tyre, që t'i nxjerri ata nga shkretëtira dhe t'i sjelli ata me ne në Gjirin, Dashurinë dhe Dritën e Trinisë së Shenjtë. Ne e vëmë gjithë shpresën, besimin dhe dashurinë tonë në Duart e Tua të Shenjta.
Ne të lutemi Ty ta zgjerosh përkushtimin tonë, që të mund të ndihmojmë të shpëtojmë më shumë shpirtra. Amen.

Unë ju dua fëmijë. Ju kurrë nuk duhet të ndjeheni të demoralizuar kur shikoni ligësinë që është rreth jush. Lutjet tuaja mund ta dobësojnë këtë ligësi.

Dashuria juaj do ta mposhtë atë.

Shpëtimtari juaj i dashur
Jezu Krishti

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2012/03/14/love-is-more-powerful-than-hatred/