Kerko Mesazhet ketu

Monday 5 March 2012

Nuk do të ketë asnjë vdekje, asnjë sëmundje, asnjë mëkat në Parajsën e Re

E Premte, 24 Shkurt 2012, në 15:30

Bija Ime fort e dashur, ti kurrë nuk duhet të harrosh  se, pavarësisht nga paralajmërimet e Mia të rrepta ndaj njerëzimit, Unë mbaj një dashuri shumë të veçantë në Zemrën Time për të gjithë fëmijët e Mi.

Është e nevojshme që Toka të pastrohet tani, sepse po të kthehesha Unë tani, ajo nuk do të ishte e përshtatshme që Unë të ecja mbi të.

Kur njerëzimi të jetë pastruar vetëm ata që kanë dashuri për Mua dhe Atin Tim të Përjetshëm do të mbeten.

Brezi Im i zgjedhur do të jetë me Mua përjetësisht. Kjo Parajsë do të ofrojë 1,000 vjet me paqe, dashuri dhe harmoni.

Pas kësaj periudhe ringjallja e dytë e të vdekurve do të ndodhë.

Vetëm atëherë Jeta e Përjetshme mund t’iu ofrohet të gjithë shpirtrave, me Dritën e Hyjit që shkëlqen përmes tyre.

Përse heziton, bija Ime, a nuk e di se këto profeci kanë qenë parathënë?

Asnjë njeri të mos e keqkuptojë. Ju, fëmijëve të këtij brezi, do t’ju jepet Dhurata e të jetuarit në Parajsë, madje edhe më e bukur se ajo e përgatitur për Adamin dhe Evën.

Plakja nuk do të ekzistojë, sepse njeriu do të jetojë në paqe me familjet e brezave.

Sa shumë dashuri dhe gëzim do të jetë një ndodhi e përditshme. Juve, më në fund, do t’ju dhurohet paqe e vërtetë, e pashtershme në shpirtrat tuaj.

Përse kjo të mos jetë e mundur? Kjo është Toka që ishte e planifikuar nga Ati Im, Vullneti Hyjnor i të Cilit, më në fund, do të realizohet përfundimisht në Tokë, ashtu si është në Qiell. 

Gëzohuni të gjithë ju. Parajsa e Re duhet të mirëpritet me ngazëllim dhe parapërgatitje.

Nuk do të ketë asnjë vdekje, asnjë sëmundje, asnjë mëkat. Ju do të merrni Dhuratën e lumturisë së përjetshme.

Lutuni për ata që, përmes mëkatit dhe mosbindjes, do t’i hedhin poshtë të drejtat ndaj trashëgimisë së tyre legjitime, e cila ishte e planifikuar nga Ati Im i Përjetshëm që nga fillimi i kohës.

Jezusi juaj i dashur