Kerko Mesazhet ketu

Wednesday 11 April 2012

As edhe Paralajmërimi nuk do t’i kthejë në besim të gjithë Jo-besimtarët

E Diel, 25 Mars 2012, në 15:30

Bija Ime fort e dashur, sot Unë i thërras të gjithë ndjekësit e Mi që ta kushtojnë kohën e tyre për t’u lutur për ata që nuk besojnë tek Unë, Jezu Krishti, apo në Shpëtimin e Përjetshëm.

Këta shpirtra janë pranë zemrës Sime dhe janë ata që kanë nevojë për t’u kthyer në besim, në mënyrë që të mund të shpëtohen të parët.

Ata që janë të verbër nuk arrijnë ta shikojnë se jeta e tyre nuk mbaron në Tokë.

Shumë nuk e pranojnë se ata do të ekzistojnë në përjetësi.

Këto shpirtra më lëndojnë thellësisht dhe Unë ndjej tmerr ndërsa i shikoj ta shkatërrojnë jetën në shpirtrat e tyre, në këtë jetë mbi Tokë.

As edhe Paralajmërimi nuk do t’i kthejë në besim shumë prej atyre që deklarojnë të jenë ateistë.

Shpëtimi i vetëm i tyre është përmes lutjeve dhe vuajtjeve të shpirtrave viktimë.

Unë ju kërkoj që të luteni për këto shpirtra përmes kësaj Lutjeje të Kryqëzatës (41) Për Shpirtrat e Jo-besimtarëve:

O Jezusi im, ndihmoji fëmijët e Tu të shkretë që janë të verbër ndaj Premtimit Tënd të Shpëtimit.

Unë të kërkoj Ty, me ndihmën e lutjeve dhe vuajtjeve të mia, t’i hapësh sytë e jo-besimtarëve që të mund ta shohin Dashurinë Tënde të Butë dhe të vrapojnë në Krahët e Tu të Shenjtë për mbrojtje.

Ndihmoji ata të shohin të Vërtetën dhe të kërkojnë falje për të gjitha mëkatet e tyre, në mënyrë që të shpëtohen dhe të jenë të parët për të hyrë në Portat e Parajsës së Re.

Unë lutem për këta shpirtra të gjorë, duke përfshirë burra, gra dhe fëmijë dhe të kërkoj Ty që t’i shfajësosh ata nga mëkatet e tyre. Amen.

Shkoni tani ushtria Ime e shtrenjtë dhe përqendrohuni tek fëmijët e Mi të gjorë që janë të humbur. Më ndihmoni Mua, Jezusin tuaj, për t’i shpëtuar shpirtrat e tyre.

Shpëtimtari juaj i dashur
Jezu Krishti