Kerko Mesazhet ketu

Tuesday 29 May 2012

Dy kometa do të përplasen, Kryqi Im do të shfaqet në një qiell të kuq

E Diel, 5 Qershor 2011, në 16:30
Bija Ime fort e dashur, koha është afër. Paralajmërimi është pranë tani. Është me trishtim të madh që Unë duhet të të them se shumë shpirtra nuk do t’i dëgjojnë këto Mesazhe për Paralajmërimin. Fjala Ime bie në veshë të shurdhër. Përse ata nuk duan të dëgjojnë? Unë nuk po iu jap atyre vetëm Dhuratën Time të madhe të Mëshirës, kur Unë do t’i vërshoj hiret e Mia mbi mbarë botën, Unë gjithashtu po përpiqem t’i përgatis ata për këtë ngjarje. Me miliona mëkatarë do të gëzojnë kur t’iu tregohet Mëshira Ime e madhe. Të tjerë nuk do të kenë mundësi që të shpengohen në kohë, sepse ata do të vdesin nga tronditja.
Bija Ime, ti duhet të bësh gjithçka të mundesh për ta paralajmëruar botën, sepse kjo Ngjarje e Madhe do ta tronditë këdo. Ata do të shohin shenja të mëdha në qiell, përpara se të ndodhë Paralajmërimi. Yjet do të përplasen me kaq forcë sa njeriu do ta ngatërrojë spektaklin që ata do të shohin në qiell sikur të jetë katastrofik. Ndërsa këto kometa shkrihen bashkë, një qiell i madh i kuq do të krijohet dhe Shenja e Kryqit Tim do të shihet në mbarë botën, nga çdokush. Shumë do të frikësohen. Por Unë ju them që të gëzoheni, sepse ju do të shihni, për të parën herë në jetën tuaj, një Shenjë të vërtetë Hyjnore që përfaqëson lajme të mëdha për mëkatarët kudo.
Shikojeni Kryqin Tim atëherë dhe ju do ta kuptoni se Mëshira Ime e madhe po i jepet secilit prej jush, fëmijët e Mi të çmuar. Sepse ishte me Dashurinë e thellë e të pafund që Unë e mbaja për ju që Unë vdiqa, vullnetarisht, në Kryq, për t’ju shpëtuar. Kur ju t’i shikoni Kryqet në qiell gjatë Paralajmërimit ju do ta kuptoni se kjo është një Shenjtë e Dashurisë Sime për ju.
Lutuni, ndjekësit e Mi të dashur, që vëllezërit dhe motrat tuaja të mund të gëzojnë kur edhe atyre gjithashtu, t’iu tregohet prova e Ekzistencës Sime. Lutuni që ata ta pranojnë se kjo është mundësia e tyre për ta shpenguar veten në Sytë e Mi. Se kjo Vepër e madhe e Mëshirës do t’i shpëtojë shpirtrat e tyre nëse ata më lejojnë Mua që t’i ndihmoj.
Juve do t’ju tregohet se si është të vdisni në mëkat mortor
Paralajmërimi do të jetë një përvojë pastrimi për të gjithë ju. Ajo mund të jetë e pakëndshme pjesërisht, sidomos për ata në mëkat të rëndë. Sepse për të parën herë, juve do t’ju tregohet se çfarë ndjehet kur Drita e Hyjit zhduket nga jeta juaj. Shpirtrat tuaj do të ndjejnë braktisjen që ndjehet nga ata që vdesin në mëkat mortor, ato shpirtra të gjorë që e lanë për tepër vonë që t’i kërkonin Hyjit për t’ua falur atyre mëkatet. Dijeni, është e rëndësishme që Unë t’ju lejoj të gjithë ju që ta ndjeni këtë boshllëk të shpirtit. Sepse vetëm atëherë ju më në fund do ta kuptoni se pa Dritën e Hyjit në shpirtrat tuaj ju pushoni së ndjeri. Shpirti dhe trupi juaj do të ishin thjeshtë enë të zbrazëta. Madje edhe mëkatarët e ndjejnë Dritën e Hyjit sepse Ai është i pranishëm në secilin prej fëmijëve të Tij në Tokë. Por kur ju vdisni në mëkat mortor, kjo Dritë nuk ekziston më.
Përgatituni tani, për këtë Ngjaje Madhështore. Shpëtojini shpirtrat tuaj sa e keni mundësinë. Sepse do të jetë vetëm atëherë kur Drita e Hyjit t’ju largohet që ju më në fund do ta kuptoni errësirën e zbrazët, të shterpë që Satani e ofron, e cila është plot me ankth dhe terror.
Ushqejini shpirtrat tuaj. Gëzohuni tani, sepse Paralajmërimi do t’ju shpëtojë dhe do t’ju sjellë më pranë Zemrës Sime të Shenjtë.
Mirëpriteni Paralajmërimin. Sepse atëherë do t’ju jepet prova e jetës së përjetshme dhe do ta kuptoni se sa e rëndësishme është ajo.
Shpëtimtari juaj i dashur
Jezu Krishti
Mbreti i Njerëzimit