Kerko Mesazhet ketu

Friday 8 June 2012

666-a do të jetë e futur, numëri i vet i fshehur, në një kartë elektronike të cilën ju do të detyroheni ta pranoni ashtu siç do të pranonit ndonjë vaksinim

E Premte, 1 Qershor 2012, në 20:15

Bija Ime fort e dashur antikrishti po e përgatit, tashmë, planin e tij të paqes të cilin ai do ta paraqesë menjëherë pasi luftërat të përhapen në Lindjen e Mesme dhe kur dhimbja dhe ankthi i tmerrshëm të tregojnë se nuk do të ketë asnjë shenjë shprese.

Atëherë ai do të shfaqet papritur dhe do ta shpallë veten para botës si një njeri i paqes, një xhevahir i ndritshëm që shkëlqen
 në mes të errësirës.

Ndërsa ai shfaqet, ai shumë shpejt do të shikohet si një nga udhëheqësit politikë më karizmatikë të të gjitha kohëve.

Personaliteti i tij tërheqës, joshës dhe dashamirës do të mashtrojë pjesën më të madhe të njerëzve.

Ai do të tregojë dashuri dhe dhembshuri dhe do të duket të jetë i Krishterë. Me kalimin e kohës ai do të tërheqë shumë ndjekës që do të rriten në numër, kështu që ai do të bëhet si Unë, Mesia.

Ai do të shihet të promovojë bashkimin mes të gjitha kombeve dhe do të jetë i dashur në pothuajse çdo vend të botës.

Më pas ai do të shihet të ketë aftësi të mbinatyrshme. Shumë do të besojnë se ai është dërguar nga Ati Im dhe se ai është Unë, Jezu Krishti, Shpëtimtari i Botës.

Ata do t’i luten atij, do ta duan atë, do të japin jetën për të dhe ai do t’i qeshë dhe do t'i tallë ata, në kohën kur ata nuk mund ta shohin atë.

Ky do të jetë mashtrimi më i madh i të gjitha kohëve dhe plani i tij është t’ju grabisë shpirtrat tuaj, që t'ju largojë
 nga Unë.

Ai dhe Profeti i Rremë, i cili do të ulet si një Mbret në Fronin e Pjetrit, do të komplotojnë në fshehtësi një fe të vetme mbarë botërore.

Kjo do të duket të jetë një lloj feje e Krishterë e cila promovon dashurinë. Megjithatë, ajo nuk do të promovojë dashurinë për njëri-tjetrin, e cila vjen nga Hyji. Por në vend të saj, ajo do të promovojë dashurinë dhe besnikërinë ndaj antikrishtit dhe dashurinë për vetveten.

Pafytyrësia nuk ndalon këtu, sepse kur ata t’i kenë joshur fëmijët e Hyjit, atëherë do të fillojë sulmi.

Papritmas të gjithëve do t’iu kërkohet që të pranojnë Shenjën mbarë botërore të Besnikërisë. Për një botë të bashkuar, në të cilën të gjithë njerëzit do të duhet të marrin pjesë.

Ajo do të kontrollojë paratë tuaja, të drejtën 
tuaj ndaj ushqimit dhe se si jetoni.

Rregullat, shumë prej tyre, do të thonë se ju do të ktheheni në të burgosur. Çelësi i qelisë suaj, që do t’ju mbajë nën kontrollin e tyre, do të jetë Shenja e Bishës.

666-a do të jetë e futur, numëri i vet i fshehur, në një kartë elektronike të cilën ju do të detyroheni ta pranoni ashtu siç do të pranonit ndonjë vaksinim.

Menjëherë sapo të ngulet, ajo do të helmojë, jo vetëm mendjen dhe shpirtin tuaj, por edhe trupin. Sepse ajo do të shkaktojë një plagë epidemike të përgatitur për të fshirë shumicën e popullsisë së botës.

Ju nuk duhet ta pranoni Shenjën. Përkundrazi, do t'ju udhëzoj Unë se çfarë të bëni.

Shumë do ta pranojnë Shenjën sepse do të ndjehen të pafuqishëm.

Vula e Hyjit të Gjallë, Lutja Ime e Kryqëzatës (33) është shpëtimi juaj.

Vula e Hyjit të Gjallë

Kur ju e merrni Vulën Time të Mbrojtjes, që ju është dhënë nga Ati Im i Përjetshëm, juve nuk do t'ju duhet që ta pranoni Shenjën.

Ju nuk do të prekeni. Shtëpia juaj nuk do të shihet, nuk do të kërkohet apo të bëhet shënjestër sepse ajo do të bëhet e padukshme në sytë e ushtrisë së Satanit.

Ju do të duhet të mbani ushqim të fshehur që të mund të zgjasë për pak vjet. Ju do të duhet të rrisni vetë të mbjellat, të grumbulloni rezerva uji dhe t’i mbani të gjitha objektet e Shenjta rreth jush.

Kisha Ime e Mbetur do të rritet dhe përhapet dhe juve do t'ju jepet një strehë, nëse do të nevojitet.

Shumë planifikim është i nevojshëm tani.

Për ata që do të qeshin me çfarë ju bëni, apo që thonë: “Sigurisht që Jezusi nuk do të kërkonte ty që ta bëje këtë? A nuk i jep Ai të gjithë ndjekësve të Tij në kohën kur ata kanë nevojë?”

Madje edhe një bukë dhe një peshk mund të shumëfishohen. Prandaj nuk ka rëndësi nëse ju keni vetëm disa ushqime, sepse Unë do t'ju mbroj dhe ju do të jeni të sigurt.

Lutuni fort për ata shpirtra që do të jenë të pa-aftë për ta shmangur Shenjën.

Ato shpirtra të pafajshëm të cilët do të jenë në gjendje hiri në kohën kur të jenë të detyruar për ta pranuar kartën elektronike, do të shpëtohen.

Pjesa tjetër e juaj duhet të planifikoni për të mbrojtur familjen tuaj dhe besnikërinë tuaj ndaj Eukaristisë së Shenjtë dhe Meshës.

Kur antikrishti t’i asgjësojë të gjitha fetë, të vetmet armë ndaj të cilave ai do të jetë i pafuqishëm do të jenë Mesha e Shenjtë dhe Transubstansacioni i bukës dhe i verës në Trupin dhe Gjakun Tim, në Eukaristinë e Shenjtë.

Meshat e Mia duhet të vazhdojnë. Ata prej jush që e dinë këtë duhet të mblidhen në numër tani dhe të fillojnë përgatitjet.

Sa më parë të përgatiteni, aq më shumë hire do t'ju jepen për t'i shtuar radhët tuaja nëpër botë.

Shkëmbi do të ngarkohet me një ndërtesë të re, për të cilën ata do të thonë se do të jetë Tempulli Im i Ri. Por kjo është e pavërtetë.

Por kur persekutimi të mbarojë Kisha Ime e Mbetur dhe Populli Im i Zgjedhur do ta kenë rindërtuar Tempullin dhe Jerusalemi Im i Ri do të zbresë nga Qielli.

Ai do të zbresë me lavdi. Trumbetat do të dëgjohen në Qiell dhe mbi tokë, në të njëjtën kohë.

Dhe atëherë Unë do të vij. Ti, bija Ime do të lajmërosh ardhjen Time dhe shumë do të bien përtokë dhe do të qajnë me lehtësim, dashuri dhe gëzim në ekstazë.

Sepse, më në fund do të jetë momenti që ata kanë pritur. Qielli do të ndriçojë, bubullima do të gjëmojë dhe koret e engjëjve do të këndojnë në një unison të ëmbël, ndërsa të gjithë fëmijët e Hyjit do të mirëpresin Mesia-n e Vërtetë.

Unë, Jezu Krishti, do të vij për të gjykuar. Dhe Qiejt dhe Toka do të bëhen një.

Madhështia e Re e Lavdishme, toka e rinovuar, do të dalë dhe Parajsa e Re do t’i përfshijë të gjithë ata, emrat e të cilëve janë në Librin e të Gjallëve, të cilët do të bashkohen si një.

Dhe ndërsa mbarimit të tokës së vjetër, të ndotur me njollat e mëkatit, do t’i ketë ardhur fundi, Epoka e Re është vetëm fillimi.

Kjo është ajo për të cilën ju duhet të përpiqeni. Kjo është ajo që ju takon si pjesë e trashëgimisë suaj të natyrshme.

Vetëm përqendrohuni në shpëtimin e të gjithë shpirtrave.

Ja se përse ju duhet t’i shpërfillni pengesat që ju paraqiten. Persekutimin. Dhimbjen. Tmerrin ndaj të keqes prej duarve të të tjerëve. Gjithçka që ka rëndësi është shpëtimi i shpirtrave.