Kerko Mesazhet ketu

Thursday 21 June 2012

Paralajmërimi, edhe pse nuk duhet t’i trembeni, do të shkaktojë dhimbje tek ata që nuk janë në hirin e Zotit

E Enjte, 14 Qershor 2012, në 18:15

Unë, Jezusi yt i dashur dëshiroj që ti, bija Ime fort e dashur, t'iu kërkosh të gjithë ndjekësve të Mi që t'iu kushtojnë vëmendje Udhëzimeve të Mia.

Shikoni çdo pjesëtar të vetë familjes suaj, ata në mesin tuaj, që nuk i ndjekin Mësimet e Mia.

Shikoni midis jush për ata shpirtra që janë të humbur për Mua, që nga ana e jashtme më refuzojnë Mua. Pastaj Unë kërkoj që ju të luteni fort për ata në këtë kohë.

Ju duhet të luteni për Mëshirë për shpirtrat e tyre. Lutjet dhe sakrificat tuaja mund t'i shpëtojnë ata nga një vuajtje e tmerrshme gjatë Pastrimit në kohën e Paralajmërimit.

Paralajmërimi, edhe pse nuk duhet t’i trembeni dhe duhet të mirëpritet si Dhurata Ime e veçantë, do të shkaktojë dhimbje tek ata që nuk janë në hirin e Zotit.

Përgatitni shpirtrat tuaj përpara kohe sepse shpirtrat e shëndetshëm do ta shohin Paralajmërimin si një Ngjarje të Gëzueshme.

Ata nuk do të vuajnë sepse do të jenë në gjendjen e hirit të Zotit, sidomos nëse ata e marrin Sakramentin e Rrëfimit rregullisht.

Forca e tyre do t’i ndihmojë ata që duhet të kalojnë përmes dhimbjes së Purgatorit pas Paralajmërimit.

Ndihmojini ata që nuk do t'ju dëgjojnë, përmes lutjes ditore të Kurorëzës së Mëshirës Sime Hyjnore.

Ofroni një sakrificë, tek Unë Jezusi juaj, në shpërblim për mëkatet e familjeve tuaja.

Unë do të tregoj Mëshirë ndaj të gjithë atyre që e pranojnë gjendjen e zezë të shpirtrave të tyre, kur t'iu tregohen mëkatet e tyre gjatë Paralajmërimit.

Vetëm ata me një përulësi të vërtetë dhe me zemër të pastër do të falen.

Ata, përfshirë edhe fëmijët që më braktisin Mua, kanë nevojë të madhe për lutjet tuaja.

Këtu është lutja të cilën ju duhet ta recitoni për kthimin e tyre gjatë Paralajmërimit.

Lutja e Kryqëzatës (60) Lutje për kthimin në besim të familjeve gjatë Paralajmërimit

O Jezus i dashur, 
unë kërkoj Mëshirë për shpirtrat e familjes sime
(Përmendi ata këtu).
Unë të ofroj Ty vuajtjet, sprovat dhe lutjet e mia 
për të shpëtuar shpirtrat e tyre 
nga fryma e errësirës.
Mos lejo as edhe një prej këtyre, bijve të Tu, 
të të mohojnë Ty 
apo të refuzojnë Dorën Tënde të Mëshirës.
Hapi zemrat e tyre për t'u ndërthurur 
me Zemrën Tënde të Shenjtë, 
që të mund të kërkojnë faljen e nevojshme 
për të shpëtuar veten nga zjarret e Ferrit.
Jepu atyre mundësinë për t’u përmirësuar, 
që të mund të kthehen në besim 
me Rrezet e Mëshirës Tënde Hyjnore.
Amen.

Fëmijë të Hyjit, përgatituni çdo ditë për Paralajmërimin, sepse ai mund të ndodhë në çdo kohë.