Kerko Mesazhet ketu

Wednesday 13 June 2012

Virgjëra Mari: Fëmijë, kur ju vuani në këtë jetë, ju i afroheni më pranë Birit tim

E Mërkurë, 6 Qershor 2012, në 17:05

Fëmijë, kur ju vuani në këtë jetë, ju i afroheni më pranë Birit tim.

Vuajtja, e rëndë ashtu siç është, sjell hire, dhe sidomos nëse ajo përqafohet vullnetarisht për shpëtimin e shpirtrave.

Kur ju vuani, gjithmonë kujtoni se sa vuajti Biri im.

Tortura e Tij fizike, mbajeni mend, do të ishte shumë e vështirë të durohej nga njeriu. Megjithatë vuajtja mendore mund të krijojë të njëjtën dhimbje.

Për ata që e luftojnë vuajtjen, ju duhet të më kërkoni mua, Nënës suaj të dashur të Shpëtimit, për t'ju ndihmuar që ta përballoni atë.

Unë do ta marr vuajtjen tuaj dhe do ta ofroj atë tek Biri im i Shtrenjtë në emrin tuaj për të shpëtuar shpirtra.

Ai do të marrë vetëm atë që i nevojitet dhe do t'ju japë ngushëllim. Ai pastaj do t'jua lehtësojë barrën.

Vuajtja mund të jetë një formë e pastrimit të shpirtit.

Refuzojeni dhe luftojeni atë dhe nuk do të sjellë lehtësim. Do të bëhet një barrë akoma më e rëndë.

Kur ju e ofroni atë me dashuri, ju do të lehtësoheni nga pesha juaj dhe do të bëheni më të gëzuar.

Kurrë mos iu trembni vuajtjes sepse ajo ju sjell më pranë Zemrës së Shenjtë të Birit tim.