Kerko Mesazhet ketu

Tuesday 24 July 2012

Ata mund të mos dëgjojnë, por duhet t’iu jepet Fjala e Hyjit

E Shtunë, 7 Korrik 2012, në 15:30

Bija Ime fort e dashur, kur Unë i kërkoj njerëzimit që ta dëgjojë Zërin Tim, Un
ë lëndohem kur ata që më duan Mua, thonë se Unë kurrë nuk do të flisja në këtë mënyrë.

Sikur vetëm ata të dëgjonin, Zemra Ime do të ngushëllohej dhe shumë më shumë shpirtra do të shpëtoheshin.

Përgatitja për Ardhjen Time të Dytë po përçohet prej Buzëve të Mia Hyjnore përmes këtyre mesazheve.

Përgatitja për lindjen Time u bë gjithashtu e njohur përmes profetëve përpara, për t’i lajmëruar fëmijët e Hyjit për ardhjen e Mesia-s.

Përse dishepujt e Mi në tokë refuzojnë ta pranojnë se Ati Im do t’i dërgonte profetët e Tij për ta lajmëruar Ardhjen Time të Dytë?

Sa pak ata realisht dinë rreth mënyrës me të cilën Ati Im i Përjetshëm e përgatit njerëzimin për ngjarje të mëdha.

Klerikët e Mi, shërbëtorët e Mi të shenjtë, kanë nevojë ta dëgjojnë thirrjen Time tani sepse Unë kam nevojë për ndihmën e tyre. Prapë shumë nuk do të përgjigjen. Ata do të më refuzojnë Mua, përmes mesazheve të Mia.

Ata do ta kuptojnë të Vërtetën por vetëm kur të jetë tepër vonë.

Bija Ime kurrë mos ki frikë që t’i publikosh mesazhet e Mia, përfshirë ato që të duken të çuditshme apo të frikshme.

Ata mund të mos dëgjojnë, por duhet t'iu jepet Fjala e Hyjit.

Nuk i takon njeriut të diktojë që ti të ndalosh përhapjen e Fjalës së Shenjtë të Hyjit.

Mbylli veshët dhe mos e vërej përbuzjen e opinioneve sepse nuk është e rëndësishme.

Atyre prej jush që e quani veten të Krishterë dhe që e përbuzni mesazhin Tim, Unë ju them këtë.

Duke e thyer fjalën Time copë-copë, duke i parë mesazhet e Mia si fyese dhe duke e tallur Fjalën Time, ju e keni prerë kordonin që ju lidh me Zemrën Time.

Ju nuk mund t’i pranoni mesazhet e Mia sepse ju mendoni se më njihni Mua dhe se i dalloni Fjalët e Mia kur ato fliten. Në të kundërt, ju keni rënë pre e mashtruesit i cili ju verbon ndaj të Vërtetës.

Unë ju bëj thirrje të gjithëve, edhe një herë, që të më thërrisni Mua, Jezusin tuaj të dashur, dhe të më lejoni Mua që t'jua hap zemrat.

Më lejoni Mua që t'ju mbush me fuqinë e Shpirtit të Shenjtë, që ju të më njihni Mua.

Priftërinjve, Unë ju lutem ta kuptoni se koha ka ardhur që profecitë e Danielit të zbulohen dhe që Vulat në Librin e Zbulesës të hapen nga Unë, Qengji i Hyjit.

Kujtojani vetes Premtimin Tim.

Unë do të vij përsëri për të gjykuar të gjallët e të vdekurit.

Premtimi Im për t'ua sjellë jetën e përjetshme të gjithë atyre që janë besnikë ndaj Meje është gati për t’u zbuluar.

Ju duhet të siguroni që të jeni të përgatitur ashtu si duhet për këtë Ngjarje të Lavdishme.