Kerko Mesazhet ketu

Wednesday 25 July 2012

Po ju paralajmëroj. Feja e Re Botërore do të duket, nga jashtë një organizatë e mirë dhe e shenjtë plot me dashuri dhe dhembshuri

E Diel, 8 Korrik 2012, në 17:17

Bija Ime fort e dashur braktisja e madhe e besimit për të cilën kam folur, tani po shtohet me shpejtësi nëpër botë.

Në këtë kohë ajo po përhapet si një vello mbi Kishën Time të Shenjtë në tokë dhe ia ka zënë pamjen si një mjegull e dendur.

Kjo është koha për ndarjen e madhe të Kishës Sime në dy kampe.

Nga njëra anë ju do të keni shërbëtorët e Mi të shenjtë dhe besnikë që ndjekin mësimet e Mia dhe që kurrë nuk devijojnë prej tyre.

Nga ana tjetër janë ata priftërinj dhe udhëheqës të tjerë në Kishat e Mia të Krishtera që janë të influencuar nga jeta moderne dhe që do t’i përdhosin Ligjet e Mia.

Ata përkulen ndaj presionit të njerëzve të cilët ju kërkojnë atyre të tregojnë tolerancë në emër të Hyjit duke i ndryshuar Ligjet e Hyjit për t'iu përshtatur kërkesave njerëzore.

Ata janë plot me krenari, arrogancë dhe ambicie të botës. Nuk do të ketë rëndësi p
ër ata nëse i ndryshojnë Sakramentet e Shenjta për t'iu përshtatur një programi mëkatar.

Tani ata do të mundësojnë vepra të turpshme për t'u kryher nëpër Kishat e Atit Tim dhe të gjitha këto në emër të të drejtave civile dhe të tolerancës.

Ata do ta pranojnë mëkatin dhe do të më fyejnë Mua duke i parakaluar mëkate të tilla përpara Tabernakujve të Mi të Shenjtë duke pritur që Unë t’i përtyp këto vepra të tilla të ndyra.

Së shpejti ata do t’i heqin Sakramentet për t'iu përshtatur të gjithëve.

Në vend të tyre do të mbahen mbrëmje festive dhe forma të tjera argëtuese.

Kjo do të bëhet një kishë e Re Mbarë Botërore e cila do të mburret me një ndërtesë madhështore në Romë por që nuk do të nderojë Hyjin.

Ajo do të ndërtohet me simbole sekrete satanike që të gjithë t’i shohin dhe ajo do të adhurojë bishën.

Çdo mëkat, i neveritshëm para Atit Tim të dashur do të nderohet publikisht dhe miliona njerëz do t’i pranojnë ligjet e tyre të shthurjes sikur të ishin të vlefshme në Sytë e Hyjit.

Shërbëtorët e Mi të shenjtë që mbeten besnikë ndaj Meje do të detyrohen të mbajnë Mesha në fshehtësi ose do të burgosen.

Ata do t’i shtojnë forcat dhe, të mbushur me Shpirtin e Shenjtë do të vazhdojnë që t’i ushqejnë fëmijët e Hyjit me Ushqimin e Jetës.

Ata duhet të sigurojn
ë që mbrojtja e Vulës së Hyjit të Gjallë t'iu ofrohet të gjithë atyre që ata udhëheqin.

Koha është shumë pranë tani që Tempullin e Ri, të ndërtohet në nderim të Bishës.

Ai do të ndërtohet nën diktaturën e antikrishtit i cili do të futet në skenën botërore së shpejti si njeriu i paqes.

Mblidhuni së bashku të gjithë ju ndjekësit e Mi sa më parë të mundeni. Për priftërinjtë e Mi që e njohin Zërin Tim, ju duhet të filloni përgatitjet për të siguruar që Kisha Ime në Tokë të mund t’i bëjë ballë, me forcë, persekutimit që do të vijë.

Me kalimin e kohës qendrat e strehimit do të jenë gati për ju për t’u përdorur sepse Unë i kam udhëzuar ndjekësit e Mi për disa kohë, për të bërë të mundur që ata t’u shërbejnë qëllimeve tuaja.

Ky persekutim do të jetë i shkurtër dhe ju do të kaloni përmes tij, sado i dhimbshëm të jetë.

Po ju paralajmëroj. Feja e Re Botërore do të duket, nga jashtë një organizatë e mirë dhe e shenjtë plot me dashuri dhe dhembshuri.

Ajo do të paraqesë një pamje madhështore të tolerancës dhe do të lartësojë çdo mëkat të njohur ndaj Hyjit. Ajo do ta shtrembërojë çdo mëkat që të duket sikur bëhet i pranueshëm në Sytë e Hyjit.

Por ju duhet ta dini se një neveri e tillë më bën Mua të ndjehem keq dhe mjerë ata që e ndjekin këtë udhë të rrezikshme drejt mallkimit të përjetshëm.

Mëkati do të jetë gjithmonë mëkat në Sytë e Mi.

Koha nuk e ndryshon këtë. Rregullat e reja, për t'iu përshtatur dëshirave të njerëzve për qëllime mëkatare, kurrë nuk do të pranohen prej Meje.

Përgatituni tani për këtë mashtrim të madh sepse ai do të ndodhë shumë shpejt.