Kerko Mesazhet ketu

Tuesday 10 July 2012

Kur ju përhapni urrejtje rreth profetëve të dërguar nga Qielli, ju bëheni fajtorë për një mëkat i cili ka pasoja të jashtëzakonshme

E Diel, 24 Qershor 2012, në 17:30

Bija Ime fort e dashur, sa më thyhet zemra kur i shoh ata që thonë se janë ndjekësit e Hyjit, por që vetëm i reklamojnë Ligjet e Tij. Ata janë hipokritë. 

Janë ata të cilët thonë se i ndjekin Urdhërimet e Atit Tim, por që ndjejnë se ata mund t’i dënojnë të tjerët që mëkatojnë.
 
Së pari, që të përdorin Shkrimin e Shenjtë si një mjet për të shpallur një gënjeshtër, duke promovuar të ashtu-quajturën tolerancë, ata më fyejnë Mua rëndë.
 
Këta janë njerëzit që thonë se është gabim të besohet në Ndërhyrjen Hyjnore.

Këta janë njerëzit që i vënë në dyshim vegimtarët e dërguar nga Qielli përgjatë shekujve dhe më pas përpiqen t'i përgënjeshtrojnë ata duke përdorur Fjalën Time të Shenjtë të paraqitur në Shkrimin e Shenjtë.

Kushdo që e mohon Fjalën Time është i pabesë ndaj Meje.

Kushdo që e veçon veten mënjanë nga vëllezërit dhe motrat e tij, si më i lartë shpirtërisht dhe në inteligjencë, duhet që të ketë shumë kujdes.

Kushdo që e përdor Shkrimin e Shenjtë për të paraqitur një version të shtrembëruar të së Vërtetës, do të ndëshkohet.

Kushdo që ngrihet dhe e shpall të Vërtetën, dhe prapë e mohon Fjalën Time që po i jepet botës në këto, kohët e fundit, do të flaket tutje prej Meje. 

Ju jeni fajtorë për xhelozi shpirtërore dhe për këtë ju do të përballeni me ndëshkim.

Kur ju përhapni urrejtje rreth profetëve të dërguar nga Qielli, ju bëheni fajtorë për një mëkat i cili ka pasoja të jashtëzakonshme.

Sepse duke e bërë këtë, ju jo vetëm që shpallni një gënjeshtër, por ju e bllokoni Fjalën e Hyjit.

Unë kërkoj që ju ta ndaloni fushatën tuaj të shqetësimeve dhe shpifjeve tani. Ju kurrë nuk do ta ndaloni Fjalën Time që të dëgjohet.

Përse vazhdoni të përpiqeni për ta munduar këtë Mision? A nuk e dini ju tashmë se zjarri i Shpirtit të Shenjtë nuk do mund të kishte qenë përhapur në mënyrën siç ndodhi, po të mos ishin Mesazhet e Mia nga Qielli?

Ju po përdoreni nga i ligu, i cili nuk do të ndalojë para asnjë arsyeje për të penguar që këto, Mesazhet e Mia të Shenjta, t’i jepen botës.

Mesazh për Klerin:

Për ata midis jush që kanë bërë një betim, si shërbëtorë të shenjtë të Kishës Sime mbi Tokë, më dëgjoni Mua tani.

Kur ju i dënoni publikisht Mesazhet e Mia dhe më pengoni Mua, Jezusin tuaj, në këtë Mision për shpëtimin e shpirtrave, ju kryeni mëkatin më të madh nga të gjithë.  

Ju do të vuani për këtë dhe Purgatori juaj do të përjetohet mbi tokë. Çdo burrë, grua dhe fëmijë do ta dëshmojë fyerjen tuaj kundër Qiellit. 

Vlerësimi juaj i gabuar ndaj profetëve të Mi do t'ju bëjë shpirtërisht të zbrazët dhe shpirti juaj do të vuajë një shqetësim të tillë si asnjë tjetër. 

Nëse ju jeni shërbëtorë të shenjtë të Mitë dhe jeni të pasigurt për Zërin Tim ndërsa Unë ju flas tani, atëherë ju duhet të qëndroni të heshtur. Ju duhet të luteni për dije përpara se të konsideroni për ta refuzuar Fjalën Time të Shenjtë.

Me mijëra prej shërbëtorëve të Mi të shenjtë do të dështojnë për ta njohur Fjalën Time, të dërguar përmes këtij profeti për kohët e mbarimit. Sa e thyen kjo Zemrën Time.

Shumë do të bien nën sundimin e antikrishtit dhe do ta braktisin Kishën Time në Tokë.

Shumë prej shërbëtorëve të Mi të shenjtë do të anojnë nga persekutuesit e Kishës Sime. Joshja e tyre tashmë ka filluar. 

Ju po përgatiteni nga mashtruesi për të më refuzuar Mua dhe krenaria juaj ju pengon që ta shikoni këtë. 

Shumë prej shërbëtorëve të Mi të shenjtë nuk do të kenë mjaft kurajo për ta mbrojtur Kishën Time në tokë. Shumë do të mbajnë anën e Profetit të Rremë dhe do ta refuzojnë grigjën Time, besimi i të cilëve do t'i mundësojë  ata për ta kërkuar të Vërtetën. 

A nuk e dini ju se Unë jam Kisha?

A nuk e dini ju se Kisha do të vuajë kryqëzimin e saj ashtu siç vuajta edhe Unë?

Ajo do të torturohet. Do të duket sikur të ketë qenë kryqëzuar dhe shumë do të mendojnë se do të ketë vdekur. Por, ashtu si Ringjallja Ime, ajo do të ngrihet në jetë përsëri që ju ta shikoni se ajo kurrë nuk mund të shkatërrohet.

Unë i paralajmëroj të gjithë shërbëtorët e Mi të shenjtë të cilët nuk arrijnë t’i dallojnë kohët që po i jetoni, që të qëndrojnë në gatishmëri tani, ndërsa Kisha Ime në tokë do të vuajë persekutimin më të madh që nga fillimi.

Ju duhet të përgatiteni dhe t'i hapni sytë.

Kur menduat ju se Unë do të vija dhe t'ju paralajmëroja? A menduat se do të ishte dikur në të ardhmen? Se kjo nuk do të ndodhte kurrë gjatë jetës suaj?

Koha për Ardhjen Time të Dytë është shumë pranë.

Unë shumë shpejt do t’i ndaj të mirët nga të këqijtë pasi që çdo përpjekje të jetë bërë për ta kthyer në besim shumicën e njerëzimit.

Është detyra dhe përgjegjësia juaj që ta mbani mendjen, zemrën dhe shpirtin të hapur.

Unë kam nevojë që ju t'i përgjigjeni thirrjeve të Mia për të më ndihmuar Mua të shpëtoj sa më shumë shpirtra të mundem. 

Ndiqmëni Mua. Kjo është thirrja juaj.

Kjo është arsyeja se përse ju jeni betuar për besnikëri ndaj Meje, Jezusit tuaj.

Ju nuk e bëtë betimin sipas kushteve tuaja.

Ju duhet të më lejoni Mua që t'ju udhëzoj dhe t’ju ndihmoj të mbroni Kishën Time në tokë. 

Shumë dëm është kryer mbi Kishën Time. Kisha Ime përbëhet prej të gjithë atyre që më duan Mua, duke përfshirë të gjithë shërbëtorët e Mi të shenjtë.

Ju duhet të jeni të fortë, trima dhe besnikë. Ju nuk duhet ta lejoni frikën apo bishën që t’jua konsumojnë shpirtin.

Dëgjojeni Fjalën Time përpara se ju t’i dënoni profetët e Mi.

Kurrë mos e mohoni asnjërin prej mesazheve të Mia pa u lutur më parë për dije. Edhe atëherë ju duhet të jeni të kujdesshëm që të mos ua mohoni fëmijëve të Hyjit dhuratën e hireve që Unë tani i hedh mbi ata shpirtra të gjorë që janë të etur për të Vërtetën e Mësimeve të Mia.

Për ata që e refuzojnë haptas Fjalën Time, të dhënë këtij profeti, dijeni se ju do të më luteni për t'ju falur kur e Vërteta të zbulohet.  

Në atë kohë, për ata që janë përgjegjës për largimin e shpirtrave nga Fjala Ime, do të jetë tepër vonë.

Ato shpirtra të humbur për Mua, për shkak të gjuhës suaj të ligë, nuk do ta kenë jetën e përjetshme. 

Refuzojeni Fjalën Time tani, ose kritikojeni mesazhin Tim për gabime dhe ju do të flakeni mënjanë. Ju nuk do jeni të denjë për ta udhëhequr grigjën Time. 

Shpëtimtari juaj
Jezu Krishti