Kerko Mesazhet ketu

Tuesday 3 July 2012

Njeriu nuk evoluoi nga kafshët, por kjo është se çfarë ata, të cilët nuk besojnë në Hyjin, duan t’ju bëjnë ta besoni

E Enjte, 21 Qershor 2012, në 17:30

Bija Ime fort e dashur që nga fillimi i koh
ës dhe kur bota u krijua nga Ati Im i Përjetshëm ka pasur shumë paqartësi rreth origjinës së racës njerëzore.

Kur Ati Im e krijoi botën, që Ai të mund të kishte një familje, shumë përgatitje ishin bërë.

Ai e krijoi tokën, detet, bimët, pemët, malet, lumenjtë, kafshët dhe pastaj në ditën e parafundit, kur gjithçka ishte në vendin e vet në Parajsë, Ai krijoi njeriun.

Njeriu, edhe pse i njollosur me mëkat, është krijesë e shenjtë. Kafshët janë për t'i shërbyer njerëzimit.

Njeriu nuk evoluoi nga kafshët, por kjo është se çfarë ata, të cilët nuk besojnë në Hyjin, duan t’ju bëjnë ta besoni.

Teoria e evolucionit, e cila deklaron se njeriu erdhi nga kafshët, është një gënjeshtër. Ajo kurrë nuk mund të provohet. Satani, engjëjt e tij të rënë dhe çdo djall që del nga armiku i Hyjit, e kanë bindur njeriun me këtë gënjeshtër të tmerrshme.

Njeriu është një fëmijë i Hyjit, por për ta poshtëruar fëmijën njerëzor të Hyjit, Satani kërkon të krijojë paqartësi në zemrat e njerëzimit.

Përse e promovon ai këtë gënjeshtër përmes mësimeve të rreme? Në këtë mënyrë ai mund të tregojë që njeriu evoluoi nga majmuni dhe pastaj t’i bindë ata se nuk qenë krijuar nga Dora e Atit Tim të Përjetshëm.

Kjo është një nga gënjeshtrat më të mëdha të futura nga djalli duke përdorur shpirtrat e atyre njerëzve që pohojnë se janë më inteligjentë se vëllezërit dhe motrat e tyre.

Shkencëtarët deklarojnë se njeriu evoluoi nga kafsha, por ata po mashtrohen.

Shkenca është me defekte kur përpiqet të deklarojë të vërtetën rreth krijimit të universit.

Asnjë njeri nuk e kupton mrekullinë e Krijimit Hyjnor.

Nëse njeriu beson se i di të gjitha përgjigjet rreth origjinës së njerëzimit, duke u bazuar në arsyetimin njerëzor, atëherë ai mashtron jo vetëm shpirtrat e tjerë të gjorë, por edhe vetveten.

Kur nuk ka aspak dashuri për Hyjin të pranishme në shpirtra të tillë, të cilët besojnë në epërsinë e inteligjencës njerëzore, atëherë ateizmi përhapet si një bar i keq.

Ky bar i keq, i cili rritet në çdo drejtim, e infekton dhe e shkatërron çdo të mbjellë që ka përpara dhe krijon sëmundje.

E vetmja kurë është që të kërkohet ndihmë nga Hyji përmes lutjes së përulur dhe të kërkohet që e Vërteta të zbulohet.

Kaq shumë të pavërteta të përhapura nga ateistët, të cilët përpiqen të provojnë se Hyji nuk ekziston, kanë shkatërruar miliona shpirtra. Viktimat e tyre kanë nevojë për lutjet tuaja.

Ateizmi është feja më e madhe në botë dhe ata që ia kanë kushtuar jetët e tyre këtij mashtrimi janë të humbur përjetësisht.

Ata do të përballen me zjarret e Ferrit.

Nëse nuk kthehen tek Unë, gjatë ose pas Paralajmërimit, ata do të vuajnë një ndëshkim të tmerrshëm.

Lutuni për ta.