Kerko Mesazhet ketu

Thursday 12 July 2012

Parajsa e Re: Ju do të bëheni me trup të pastër, të pakorruptueshëm, të çliruar nga sëmundja, vdekja fizike dhe plakja

E Martë, 26 Qershor 2012, në 20:00

Bija Ime fort e dashur, Parajsa e Re tani është kompletuar në lavdinë e saj të plotë dhe është gati për të gjithë fëmijët e Hyjit në tokë. 

Ajo do të paraqitet me gjithë lavdinë e saj, ashtu si Parajsa e krijuar nga Ati Im i Përjetshëm për fëmijët e Tij që prej fillimit. 

Sa këndojnë dhe gëzojnë engjëjt sepse koha për ta zbuluar këtë mrekulli madhështore tek një botë mosbesuese është shumë pranë. 

Ajo do të paraqitet prej Meje kur Jerusalemi i Ri të zbresë përmbi tokë, gjatë tingëllimit të Ardhjes Sime të Dytë.

Ty, bija Ime, do të të kërkohet që ta shpallësh këtë menjëherë përpara se Unë të paraqitem.

Vetëm ata që më pranojnë Mua si Mesia, do të jenë në gjendje që të hyjnë në portat e saj të mrekullueshme. 

Çdo thirrje nga Qielli do të bëhet për të arritur tek të gjithë ata që akoma do ta refuzojnë dhuratën Time të madhe deri në trumbetën më të fundit. 

Më pas do të jetë tepër vonë për këta shpirtra të shkretë. Ata do të mbeten pa ndihmë pas kësaj, pasi Mëshira Ime do të më jetë hedhur në Fytyrë në refuzim të plotë. 

Gjithçka që ka rëndësi tani është që të paralajmërohen të gjithë ata që janë në rrezikun e humbjes së shpirtrave e tyre tek Satani. 

Mblidhini ata, ju ndjekësit e Mi. Tërhiqini ata me butësi brenda grigjës Sime. Kurrë mos hiqni dorë nga lutjet tuaja për t'i shpëtuar ata. 

Oh, ndjekësit e Mi të dashur, sikur ju të kishit mundësi ta shikonit Parajsën e Re kur Qielli dhe Toka të bashkohen si një, ju do të binit në gjunjë dhe do të qanit të gëzuar dhe të lehtësuar.

Për ata prej jush që janë të frikësuar për ditët e fundit, kur toka ashtu si ju e njihni do të ndryshojë, ju duhet të më lejoni Mua që t'jua lehtësoj shqetësimet tuaja.

Ju do ta merrni familjen tuaj me vete dhe të gjithë do të gëzoni në dashuri dhe harmoni plotësisht të pastër. 

Ju do të bëheni me trup të pastër, të pakorruptueshëm, të çliruar nga sëmundja, vdekja fizike dhe plakja.

Ju të gjithë do të keni vendbanimin tuaj me barin, pemët, malet, lumenjtë, rrëketë dhe lulet që do t’ju rrethojnë në gjithë bukurinë e tyre të lavdishme.

Kafshët do të jenë të zbutura dhe do të jetojnë në paqe dhe harmoni me të gjithë fëmijët e Hyjit.

Ju do t’i shikoni fëmijët tuaj të martohen, të kenë fëmijë dhe mrekullia e familjeve, të ngjallura prej vdekjes, do të dëshmohet prej të gjithëve. 

Kjo ringjallje do të jetë si asnjë gëzim tjetër i imagjinueshëm. 

Ju do të bashkoheni me të dashurit tuaj që kanë ikur nga kjo jetë dhe kanë shkuar në Qiell.

Ju do të keni kombe, 12 në total, të gjitha të simbolizuara prej 12 yjeve në kurorën mbi kokën e Nënës Sime të Papërlyer, të cilat do të qeverisen nga Unë së bashku me Apostujt dhe Profetët e Mi.

Kjo është Mbretëria Ime, e premtuar nga Ati Im qëkur Ai e krijoi Parajsën mbi Tokë. Kushdo që e refuzon atë, do të humbasë.

Lutuni që të gjithë fëmijët e Hyjit ta kenë pastërtinë e shpirtit për t’iu mundësuar atyre që të kthehen në shtëpi, në Mbretërinë e Atit Tim në Tokë, ashtu si ishte në fillim, siç është tani dhe përgjithmonë e jetës do të jetë, në shekuj të shekujve. 

Jezusi juaj