Kerko Mesazhet ketu

Saturday 28 July 2012

Paralajmërimi për shumë vetë do të jetë një ngjarje e frikshme, kur do të duket sikur botës i ka ardhur fundi

E Enjte, 12 Korrik 2012, në 10:50

Bija Ime fort e dashur mos lër që asnjë njeri ta nënvlerësojë ndikimin që Paralajmërimi do të ketë mbi gjithë njerëzimin. 

Paralajmërimi për shumë vetë do të jetë një ngjarje e frikshme, kur do të duket sikur botës i ka ardhur fundi.

Shumë do të dëshmojnë 
çfarë do të duket të jetë një ndodhi katastrofike, kur dy kometa do të duken të përplasen dhe të shpërthejnë pranë sipërfaqes së tokës.

Flakët e zjarrit do të duken sikur një vullkan të ketë shpërthyer në qiell dhe shumë do të frikësohen.

Rrezet e zjarrit të kuq janë Rrezet e Gjakut Tim, Rrezet e Mëshirës Sime, që iu dhurohet të gjithëve si një dhuratë e një madhështie të tillë saqë asnjë njeri nuk do të jetë në gjendje ta kuptojë se çfarë po ndodh.

Shumë do të ndjejnë një zjarr që digjet përmes trupave të tyre sikur nxehtësia e diellit t’i mbizotërojë ata.

Përbrenda ata do të ndjejnë një nxehtësi djegëse, derisa aftësia e të kuptuarit t’ua mundësojë atyre që ta shikojnë gjendjen e shpirtrave të tyre.

Shumë do ta ndjejnë tokën të lëkundet sikur të ishte një tërmet.

Toka do të tundet, do të rënkojë dhe shumë do të rrëzohen duke kapur çfarë të munden për t’u strehuar.

Por prapë toka nuk do të hapet dhe t'i përpijë. Sepse ky nuk është një tërmet fizik por i mbinatyrshëm.

Përpara se kjo të ndodhë, kushtet e motit do të ndryshojnë.

Kryqi Im do të shfaqet pas shpërthimit në qiell.

Shumë do të derdhin lot të hidhur të keqardhjes dhe trishtimit dhe do të durojnë dhimbjen e turpit për shkak të mëkateve të tyre.

Të tjerët do të ulërijnë dhe mallkojnë sepse ata nuk do të jenë në gjendje për ta duruar ndriçimin, një shenjë hyjnore, për shkak të errësirës së shpirtrave t
ë tyre dhe ata do t’i rezistojnë dritës së Mëshirës Sime.

Ata do të ulërijnë prej dhimbjes së flakëve të Ferrit ndërsa Shenja Ime e Mëshirës do t'iu tregojë atyre fatin që i pret, nëse nuk pendohen dhe nuk i ndryshojnë udhët e tyre.

Ata shpirtra të mirë që më duan Mua do të vuajnë gjithashtu sepse shumë prej tyre do të jenë të njollosur gjithashtu me mëkat por ata do të marrin Shfajësim të menjëhershëm. Ata gjithashtu, do të përulen, kur mëkati i tyre i krenarisë t'iu tregohet atyre.

Shumë do të qëndrojnë brenda dyerve për disa ditë më pas dhe shumë të tjerëve do t'iu duhet të kujdesen për veten për shkak të mungesës së shërbimeve. Ja  përse ju duhet që të përgatiteni.

Do të jetë gjithashtu një periudhë vuajtjeje kur shpirtrat do të durojnë dhimbjen e Purgatorit ndërsa pastrimi i tyre të kryhet. Në këtë mënyrë shumë do të përjetojnë një zbulim të gjendjes së shpirtit të tyre dhe do të përulen në një mënyrë që ata kurrë nuk e kanë përjetuar më parë.

Kaq shumë njerëz do ta pranojnë 
çfarë ka ndodhur dhe do ta kuptojnë se iu është dhënë një Dhuratë e madhe e Hireve të Mia dhe Mëshira Ime Hyjnore.

Kthimi në besim do të jetë global dhe në një shkallë të paparë ndonjëherë që nga Vdekja Ime në Kryq.

Miliarda njerëz do të kthehen tek Hyji sepse e Vërteta do të bëhet e dukshme.

Ata do ta dinë me saktësi se çfarë do të ndodhë në Ditën e Gjykimit dhe do ta dinë se si t’i shpëtojnë shpirtrat e tyre sepse Dashuria Ime do t’i ketë mbështjellë ata.

Ata mund të bëhen përsëri të plotë në mendje, trup dhe shpirt.

Kryqi Im do të jetë prova e manifestimit Tim të Mëshirës Sime Hyjnore i premtuar njerëzimit për aq gjatë. Ai do të shikohet në qiell kudo nëpër botë.

Një qetësi do të zbresë nëpër gjithë tokën si rezultat i kësaj vepre të ndërhyrjes hyjnore që i jepet fëmijëve të Hyjit për t’i zgjuar ata nga dremitja.

Por engjëjt e rënë do t’i sulmojnë të gjithë fëmijët e Hyjit përmes ushtrisë së tyre të përkushtuar që do ta refuzojë Kupën Time të Shpëtimit.

Kaq të hidhëruar, me zemra prej guri dhe të ndotura me njollën e Satanit, ata do t’i luftojnë ata që e duan Hyjin.

Numri i tyre nuk do t'i afrohet atyre që ndjekin të Vërtetën, e megjithatë urrejtja e tyre do t’i frymëzojë ata të thurin akte djall
ëzore që do ta shkatërrojnë këtë paqe dhe qetësi.

Kjo do të orkestrojë një plan për ta bindur botën se kjo ngjarje, në të vërtetë, ishte një aksident kozmik të cilin, ata do të thonë, shkencëtarët mund ta vërtetojnë. Për fat të keq, shumë do të besojnë atëherë se kështu ishte dhe shumë prej fëmijëve të Hyjit do të kthehen tek jeta e mëparshme mëkatare që ata bënin dikur.

Beteja për shpirtrat atëherë do të fillojë dhe do të duhen disa kohë që ajo të arrijë në përballjen përfundimtare, kur Ardhja Ime e Dytë do t’i sjellë fundin ligësisë.

Ndjekësit e Mi të dashur, mos lejoni që këto zbulime t'ju trembin.

Por në të kundërt, përgatituni për këtë ngjarje të lavdishme dhe lejojini shpirtrat tuaj që ta përqafojnë atë.

Pranojeni këtë Vepër të mrekullueshme Hyjnore që ta forconi vendosmërinë tuaj dhe që ta përhapni dashurinë Time më tej mes familjes dhe miqve tuaj.

Të jeni krenarë për lidhjet tuaja me Mua, Jezusin tuaj, dhe më ndihmoni Mua t’i shpëtoj ata shpirtra të cilët do të refuzojnë ta pranojnë Mëshirën Time.

Shkoni. Përgatituni. Gëzohuni sepse koha është pranë.

Unë ju dua.