Kerko Mesazhet ketu

Sunday 29 July 2012

Kështu tani ti duhet ta kuptosh se përse je ndryshe nga vizionarët. Sepse ti je një profet, profeti i kohës së mbarimit

E Premte, 13 Korrik 2012, në 23:05

Bija Ime fort e dashur, ti duhet ta dish se roli i profetit ndryshon nga ai i vizionarit.

Një profet gjithmonë do të jetë një i d
ëbuar, i urryer, i frikshëm dhe i izoluar. 

Një profet, gjithmonë do të punojë i vetëm, sikur të jetë i hedhur në një shkretëtirë. I vetmi fryt brenda kësaj shkretëtire të shterpë do të jetë Zëri i Hyjit.

Bija Ime, kur ti të ndjehesh e vetmuar dhe e braktisur, dije se kështu janë ndjerë edhe profetët në të shkuarën. Shumë profetë e kanë ndjerë peshën e kësaj detyre që u paraqit para tyre.

Shumica e tyre e dinin se ata nuk ishin të denjë për ta përçuar Fjalën e Shenjtë të Hyjit, por ata e pranuan thirrjen hyjnore nga Qielli sepse ishin të dërguar.

Meqenëse ata ishin të dërguar në botë ata e dinin, instinktivisht, se detyrimet që ata kishin akoma për t’i përmbushur nuk ishin të lehta.

Çdo fjalë që ata shprehnin, iu përplasej në fytyrë.

Çdo fjalë thyhej copë-copë nëpër sinagoga dhe në tempujt e ngritur për ta adhuruar Hyjit. Shumë prej tyre ishin d
ëbuar prej vetë njerëzve të tyre dhe nuk mund të ktheheshin në vendlindjet e tyre.

Shumë u bënë endacakë dhe kurrë nuk gjetën një vend ku do të ishin të mirëpritur si një bir i humbur. Në të kundërt, ata punuan, jetuan dhe qëndruan të vetëm pa pasur njeri ku të mbështeteshin.

Por në zemrat e tyre ata e dinin se ishin duke u udhëzuar prej Hyjit dhe nuk ndjenin aspak frikë ndërsa flisnin me zërin e Tij.

Hiret që iu jepeshin atyre i mundësonin për të qenë të fortë. Ata kurrë nuk nguruan në përhapjen e paralajmërimeve tek njerëzit e Hyjit, profecitë dhe Fjalën e Hyjit.

Nuk kishte rëndësi për ta se po i tallnin, sepse ata e dinin se e Vërteta e Hyjit ishte ushqimi i jetës.

Pa të Vërtetën, fëmijët e Hyjit nuk do të kishin pasur mundësitë për t’i dalluar profecitë e parathëna. As dhe nuk do të kishin qenë në gjendje që t’i pranonin Ligjet e përcaktuara nga Hyji për të mirën e njerëzimit.

Të refuzuar, të tallur, të mënjanuar dhe të pandehur si të çmendur, ashtu siç u trajtova edhe Unë gjatë kohës Sime në tokë, ata prapë e përhapën Fjalën e Hyjit. Fjalët e tyre jetojnë përgjithmonë. Ata kurrë nuk do të vdesin sepse ata folën Fjalën e Zotit, Hyjit Më të Lartit.

Dhe kështu do të jetë edhe me ty. Ti do të mbetesh vetëm, si një zë në shkretëtirë.

Ti do të shpërfillesh në shumë qarqe të Kishës Sime në tokë.

Ndryshimi këtë herë është se këto profeci do të shpalosen gjatë kohës së jetës tënde dhe e Vërteta do t’i vërtetohet këtij brezi.

Ata do të besojnë atëherë, kur prova e Paralajmërimit të dëshmohet.

Profecitë e Vulave, ndërsa Unë i hap ato dhe ta zbuloj ty përmbajtjen, do të vërtetojnë gjithashtu se Unë po i flas botës përmes teje, Engjëllit të 7-të, Lajmëtarit të 7-të.

Ti do të dëgjohesh por Unë të kërkoj që të qëndrosh e heshtur dhe të mos iu përgjigjesh atyre që të vënë në pyetje apo të sfidojnë.

Ti nuk e kupton kuptimin e mesazheve akoma. Me kalimin e kohës do ta kuptosh. Ndërkohë, ti nuk e ke autoritetin për ta mbrojtur Fjalën Time.

Çdo përpjekje do të bëhet për të tunduar që ti t’iu përgjigjesh, me shpresën që ti të rrëzohesh përmes mungesës tënde të njohurive. Prandaj ti duhet të qëndrosh e heshtur, e izoluar dhe anonime derisa Unë të ta jap udhëzimin.

Kështu tani ti duhet ta kuptosh se përse je ndryshe nga vizionarët. Sepse ti je një profet, profeti i kohës së mbarimit.

Ky mision është i mbrojtur prej Qiellit dhe nuk mund të shkatërrohet.

Shko në paqe dhe me dije, bija Ime.