Kerko Mesazhet ketu

Monday 6 August 2012

Botës së shpejti do t’i paraqitet gënjeshtra më mashtruese, që është e pamundur që njerëzimi ta kuptojë në këtë fazë

E Premte, 20 Korrik 2012, në 17:46

Bija Ime fort e dashur, 3 vitet e gjysëm të mbetura në periudhën e Mundimit, fillojnë në Dhjetor 2012. 

Kjo është periudha kur antikrishti do të dalë në pah si një hero ushtarak.

Shpirti i tij i ka qenë dhënë Satanit, i cili e zotëron çdo pjesë të tij. 

Fuqia që ai do të zotërojë do të thotë, se me kohën ai, jo vetëm që do të shikohet si njeriu i paqes, por njerëzit do të mendojnë se ai jam Unë, Jezu Krishti, Shpëtimtari i Njerëzimit.

Ata gjithashtu, me kalimin e kohës, do të besojnë se antikrishti ka qenë dërguar për të lajmëruar Ardhjen e Dytë.

Kaq shumë shpirtra të shkretë kështu, do ta pranojnë vullnetarisht shenjën e tij, Shenjën e Bishës. Sepse ai është bisha në çdo drejtim, për shkak të mënyrës në të cilën Satani do ta paraqesë vetveten në trupin e tij. 

Ai do të kryejë mrekulli në qiell. Ai do të shërojë njerëz. 

Ai do të jetë kreu i Fesë së Re Botërore dhe ai, dhe Profeti i Rremë që do të drejtojë guaskën e Kishës Katolike në tokë, do të punojnë ngushtësisht për t’i mashtruar të gjithë fëmijët e Hyjit.

Botës së shpejti do t’i paraqitet gënjeshtra më mashtruese, që është e pamundur që njerëzimi ta kuptojë në këtë fazë. 

Për ata prej jush që ju jepet Libri i së Vërtetës, këto mesazhe të Mia të Shenjta për ta paralajmëruar njerëzimin për këto gjëra, dijeni këtë. 

Kaq të sofistikuara do të jenë planet e tyre, saqë shumë do të gënjehen prej paraqitjes së jashtme dashamirëse e njerëzore të planit të tyre djallëzor që ata do t’i paraqesin botës. 

Antikrishti dhe Profeti i Rremë, midis tyre, pothuajse e kanë përfunduar planifikimin e sundimit të tyre të lig dhe gjëja e parë që ata do të sjellin do të jetë përshkallëzimi i luftës në Lindjen e Mesme.

Antikrishti do të jetë personi kryesor që vepron në prapaskenë. Pastaj ai do të shfaqet dhe do të duket të krijojë një plan paqeje. 

Do të jetë atëherë kur bota do të bjerë nën magjepsjen e tij.

Ndërkohë, Profeti i Rremë do të marrë pushtetin brenda Kishës Katolike.

Shumë shpejt ajo do të përpihet brenda një Feje të Re Botërore, një front për adhurimin e satanit. Adhurimi i vetvetes do të jetë qëllimi themelor i kësaj neverie, si dhe futja e ligjeve, të cilat do të çojnë në dy gjëra. 

Abrogimin e sakramenteve dhe abrogimin e mëkatit.

Sakramentet do të jenë me të vërtetë të vlefshme vetëm nga ata priftërinj dhe Klerikë të tjerë të Krishterë që mbeten besnikë ndaj Meje. Ata do t'i ofrojnë këto Sakramente në kisha të veçanta strehimi. 

Abrogimi i mëkatit do të kryhet përmes futjes së ligjeve të cilat do të duket sikur e përkrahin tolerancën. 

Ato përfshijnë abortin, vetëvrasjen e asistuar (eutanazinë) dhe martesat midis të njëjtit seks. Kishat do të detyrohen që t’i lejojnë martesat midis të njëjtit seks dhe priftërinjtë do të detyrohen që t'i bekojnë ato përpara Syve të Mi. 

Gjatë kësaj kohe ata do të vazhdojnë të thonë versionin e tyre vetjak të Meshës së Shenjtë. Ofrimi i tyre i Eukaristisë së Shenjtë, kur ata do ta përdhosin Bukën, do të kryhet në kishat Katolike.

Prania Ime jo vetëm që do të mungojë në Mesha të tilla, por do të mungojë në çdo kishë ku ata më çnderojnë Mua. 

Të gjitha këto çështje do të jenë shumë të frikshme për ndjekësit e Mi. Ju nuk do të jeni më në gjendje që të përfitoni nga Sakramentet, përveçse nga priftërinjtë në Kishën Time të Mbetur në tokë. 

Kjo është edhe përse Unë ju jap Dhurata tani, si ajo e Indulgjencës Plenare, për faljen e mëkateve tuaja. Ajo nuk është dhënë për të zëvendësuar Sakramentin e Rrëfimit për Katolikët. 

Ajo do të jetë një mënyrë me anë të së cilës ju mund të qëndroni në gjendjen e hirit të Zotit. 

Edhe pse miliarda njerëz do të kthehen në besim gjatë Paralajmërimit, këto profeci prapë do të ndodhin. Por shumë prej tyre mund të zbuten përmes lutjeve për ta pakësuar vuajtjen dhe persekutimin.

Ju, ndjekësit e Mi, mbajeni mend se jeni të mbrojtur në çdo kohë prej Vulës së Hyjit të Gjallë

Ju duhet ta përhapni Vulën dhe t'ua jepni sa më shumë njerëzve të jetë e mundur.

Ju lutem ta kuptoni se Unë jua them këto gjëra për t'ju përgatitur që ju të mund të parandaloni sa më shumë shpirtra të jetë e mundur nga marrja e Shenjës së Bishës.

Satani do të përdorë fuqinë e zaptimit mbi ato shpirtra që e marrin Shenjën dhe do të jetë shumë e vështirë për t'i shpëtuar ata. 

Ju do të udhëzoheni në çdo hap të udhës, ndjekësit e Mi, përmes këtij misioni. Ju nuk duhet ta lejoni frikën të hyjë në zemrat tuaja, sepse Unë do t'ju mbush me kurajon, forcën, qëndrueshmërinë dhe konfidencën për t’u ngritur me kokat e mbajtura lart ndërsa ju marshoni në Ushtrinë Time. 

Kujtoni se Satani nuk mund ta fitojë këtë betejë sepse është e pamundur. 

Vetëm ata me Vulën e Hyjit të Gjallë dhe ata që mbeten besnikë dhe të palëkundur ndaj Hyjit mund të fitojnë. 

Jezusi juaj