Kerko Mesazhet ketu

Wednesday 1 August 2012

Koha është afër që persekutimi i Zëdhënësit Tim të Dashur, Papa Benediktit XVI, të arrijë kulmin e vet

E Hënë, 16 Korrik 2012, në 15:15

Bija Ime fort e dashur është koha që të gjithë priftërinjtë, peshkopët e Hyjit dhe të gjithë ata që drejtojnë Kishën Time të Shenjtë Katolike dhe apostolike në tokë, të përgatiten.

Sepse koha është afër që persekutimi i Zëdhënësit Tim të Dashur, Papa Benediktit XVI, të arrijë kulmin e vet.

Shumë shpejt ai do të detyrohet që të largohet nga Vatikani. Pastaj do të vijë koha kur Kisha Ime do të ndahet, njëra anë kundër tjetrës.

Unë iu bëj thirrje të gjithë shërbëtorëve të Mi të shenjtë që t’i kujtoni betimet tuaja më të shenjta.

Kurrë mos e braktisni misionin tuaj. Kurrë mos më braktisni Mua. Kurrë mos pranoni gënjeshtra në vend të së Vërtetës.

Ju duhet të më thërrisni Mua që t'ju ndihmoj në kohët e vështira që do të vijnë. Ju duhet të ngriheni, të bashkoheni dhe të më ndiqni Mua.

Lutuni për forcën që do t’ju nevojitet përmes kësaj Lutjeje të veçantë të Kryqëzatës.

Lutja e Kryqëzatës (66) Për Klerin: Më ndihmo të qëndroj i vërtetë ndaj Fjalës Tënde Më të Shenjtë

O Jezus i dashur, më ndihmo të mbetem i vërtetë ndaj Fjalës Tënde Më të Shenjtë në çdo kohë. 

Më jep forcën për ta ruajtur të Vërtetën e Kishës Tënde përballë vështirësive.
Më mbush me Hirin për t’i administruar 
Sakramentet e Shenjta ashtu si Ti na mësove. 

Më ndihmo ta ushqej Kishën Tënde me Bukën e Jetës dhe të mbetem besnik ndaj Teje, madje edhe 
kur të ndalohem ta bëj këtë.

Më çliro nga prangat e mashtrimit me të cilin mund të përballem, që të shpall Fjalën e Vërtetë të Hyjit.
Mbuloji në këtë kohë të gjithë shërbëtorët e Tu të shenjtë 
me Gjakun Tënd të Çmuar, 
që të qëndrojmë të guximshëm, besnikë dhe të palëkundur në besnikërinë tonë ndaj Teje, Shpëtimtarit tonë të dashur, Jezu Krishtit. Amen.

Mos u dekurajoni shërbëtorët e Mi të dashur sepse përçarja ka qenë profetizuar dhe duhet të ndodhë në betejën finale për shpirtrat.

Unë ju dua dhe do të jem me ju tani, ndërsa ju ecni me Mua në rrugën me gjemba drejt Kalvarit, që kështu Shpëtimi të mund të arrihet edhe një herë më shumë, për të gjithë shpirtrat.