Kerko Mesazhet ketu

Thursday 2 August 2012

Pasi të ndodhë Paralajmërimi, do të ketë shumë rrëmujë

E Martë, 17 Korrik 2012, në 23:18

Bija Ime fort e dashur koha po ecën me shpejtësi tani. Unë ju kam përgatitur të gjithëve ju për disa kohë.

Ju, ndjekësit e Mi, e dini se çfarë duhet të bëni. Rrëfimi i vetes suaj është i rëndësishëm dhe ju duhet të përpiqeni që ta merrni atë një herë në javë tani e tutje.

Qëndroni në paqe. Unë jam i kënaqur me mënyrën se si ju i ndiqni udhëzimet e Mia. Ju lutem vazhdoni t’iu ktheheni Lutjeve të Mia të Kryqëzatës dhe të përqendroheni mbi lutjet për të shpëtuar shpirtrat e të tjerëve.

Pasi të ndodhë Paralajmërimi, do të ketë shumë rrëmujë.

Njerëzit, ngado, do të përulen në një mënyrë që do të jetë jashtë karakterit të tyre.

Shumë do të jenë tepër të tronditur për t’u kthyer në vendin e tyre të punës menjëherë. Njerëzit në pozita me pushtet, nëpër qeveri, do t’i vënë në dyshim ligjet e tyre.

Ata vrasës apo kriminelë mes komuniteteve tuaja do të ndjejnë një dëshpërim dhe trishtim të tmerrshëm, por shumë do t’i shlyejnë mëkatet e tyre.

Priftërinjtë e Mi dhe shërbëtorët e Mi të tjerë të shenjtë menjëherë do ta kuptojnë se këto mesazhe vijnë nga Buzët e Mia Hyjnore.

Atëherë ata do të ngrihen dhe do të ndjekin ndjekësit e Mi besnikë për të më ndihmuar Mua që ta përgatis botën për Ardhjen Time të Dytë.

Disa midis tyre do ta dinë se jam Unë ai që iu flet atyre, por do t'iu mungojë guximi që ta shpallin haptas Fjalën Time më të Shenjtë.

Me kalimin e kohës atyre do t'iu jepen hiret për t’i mbrojtur Sakramentet e Mia kur ta kuptojnë se ato kanë për t’u njollosen. Atëherë atyre do t'iu jepet prova e këtyre profecive.

Shumë prindërve do t’iu duhet që ta rrënjosin, tek fëmijët e tyre mbi moshën 7 vjeç, rëndësinë e lutjes dhe të pendesës që tani e tutje. Prindër, ju keni detyrën që t'jua mësoni fëmijëve tuaj të Vërtetën.

Zemrat e tyre do të hapen ndaj dashurisë Sime pas Paralajmërimit dhe ju duhet të vazhdoni t'i udhëzoni ata në çështjet shpirtërore.

Bëni të sigurt që të mbani Ujë të Bekuar në shtëpitë tuaja dhe një Kryq të Shën Benediktit prej tani e tutje, së bashku me Vulën e Hyjit të Gjallë të varur në shtëpinë tuaj. Të gjitha këto do ta mbrojnë familjen tuaj.

Ndiqeni udhëzimin Tim dhe çdo gjë do të shkojë mirë.

Bija ime ti tani duhet të shkosh dhe të sigurosh që Libri i së Vërtetës të publikohet sa më parë që të jetë e mundur. Është e rëndësishme që atyre shpirtrave që nuk kanë mundësi ta përdorin kompjuterin, t'iu jepet libri.

Mos ki frikë sepse Unë do të të udhëzoj dhe dërgoj ndihmë për të siguruar që ky libër të dërgohet në mbarë botën.

Shko në paqe. Shko në dashuri. Unë jam me ty gjithmonë.

Unë qëndroj pranë teje në çdo moment të ditës duke të drejtuar ty madje edhe kur ti nuk e kupton këtë. Unë jam në zemrën tënde.