Kerko Mesazhet ketu

Saturday 29 September 2012

Ashtu si ushtari që e shpoi Anën Time, qe konvertuar menjëherë, po kështu do të konvertohen miliona shpirtra

E Mërkurë, 22 Gusht 2012, në 20:10

Bija Ime fort e dashur, ti nuk duhet të ndjehesh e izoluar nga Unë për shkak të madhësisë së kësaj pune. Sepse megjithëse mund të duket sikur është e një madhësie të tillë, saqë ti ndjen se nuk do të jesh në gjendje ta përballosh, dije se Unë kërkoj prej teje atë që ti je e aftë të bësh.

Gëzohu që Fjala Ime po kërkohet në gjithë botën sepse kjo është dëshira e Zemrës Sime.

Unë dëshiroj që të gjithë dishepujt e Mi t'i përgjigjen menjëherë Thirrjes Sime, sepse Unë kam nevojë që ata të më ndihmojnë në Misionin Tim për të shpëtuar njerëzimin.

Ky është vetëm fillimi i një konvertimi të shpejtë, kur Gjaku dhe Uji do të derdhen mbi çdo shpirt njerëzor.

Gjaku dhe Uji Im do t’i konvertojnë madje edhe shpirtrat e nxirë. Ashtu si ushtari që e shpoi Anën Time, qe konvertuar menjëherë, po kështu do të konvertohen miliona shpirtra që, në këtë kohë, nuk e besojnë se Unë ekzistoj.

A nuk ju kam thënë se Mëshira Ime është e pafund?

A nuk kam premtuar Unë se mrekulli, të lejuara prej Atit Tim, do të ndodhin për ta bashkuar botën dhe të gjithë shpirtrat për në trashëgiminë e tyre legjitime?

Kaq shumë njerëz po i përgjigjen tani Thirrjes Sime. Lutjet e tyre në veçanti do të shumëfishohen dhe miliona më shumë do të shpëtohen. Të gjithë shpirtrat duhet të përfshihen në përpjekjet tuaja për ta shpëtuar të gjithë njerëzimin.

Synimi juaj, dishepujt e Mi të dashur, duhet të jetë që të mos lejoni as edhe një shpirt të vetëm të rrëshqasë nga rrjeta. Kjo rrjetë do të hidhet jashtë dhe të zhytet ndër ujëra për të kapur shpirtrat dhe për t'i shpëtuar ata. Ju dishepujt e Mi jeni peshkatarët. Unë ju jap rrjetën përmes hireve që Unë tani i dërgoj mbi ju.

Ju do të më ndihmoni Mua që të shpëtoj çdo shpirt të gjallë dhe as edhe një përpjekje nuk do të lihet pa u bërë – as edhe një gur nuk do mbetet pa u kthyer – ndërsa Unë përpiqem ta shpëtoj njerëzimin edhe një herë.

Prandaj, në vend që të strukeni nga frika, të merakosur për përgjegjësinë e madhe ndaj Thirrjes Sime, bija Ime, ju duhet të gëzoheni. Sepse më në fund Vullneti Im i Shenjtë është duke u përmbushur. Megjithatë ne akoma kemi një udhë të gjatë për të bërë.

Jezusi juaj