Kerko Mesazhet ketu

Tuesday 18 September 2012

Shirat, përmbytjet dhe shkatërrimet e drithërave që vijojnë, do të jenë rezultat i një ndëshkimi prej Qiellit

E Shtunë, 11 Gusht 2012, në 20:10

Bija Ime fort e dashur, shirat që do të bien në mbarë botën përfaqësojnë shpërthimin e lotëve që bien nga Sytë e Mi, ndërsa i shikoj fëmijët e Hyjit të largohen kaq larg nga udha e shpëtimit të përjetshëm.

Shirat, përmbytjet dhe shkatërrimet e drithërave
 që vijojnë do të jenë rezultat i një ndëshkimi prej Qiellit.

Luginat e lotëve do të burojnë ngado dhe faji do t'i vihet ndryshimeve klimatike dhe ngrohjes globale. Por nuk është kështu.

Kaq shumë njerëz në botë nuk besojnë në Hyjin. Ata nuk më nderojnë Mua, Birin e Tij të Dashur. Në të kundërt ata janë të konsumuar me një pasion këmbëngulës për zotat e rremë.

Çfarë dua të them Unë me këtë?

Këta njerëz krijojnë heronj dhe idhuj në botën e televizionit, modës, muzikës dhe sportit.

Këta pastaj i lartësojnë ata në idhuj njerëzorë dhe iu bëjnë nderime atyre.

Pastaj i adhurojnë ata në mënyra të cilat i bëjnë dëm jo vetëm vetes së tyre, por edhe personit që ata e lartësojnë.

Ata besojnë se këta idhuj janë të shenjtë dhe bëjnë gjithçka që munden për t’ua kopjuar mënyrën e jetesës, mënyrën e të veshurit, personalitetin dhe madje edhe pamjen fizike.

Kjo rezulton në paganizëm.

E gjithë kjo ka qenë parathënë bija Ime.

Bota do të adhurojë zota të rremë.

Këta njerëz janë plot me dashuri për trupat e tyre, veten e tyre dhe fare pak bujari apo dashuri të treguar për fqinjin e tyre në zemrat e tyre të ngurtësuara.

Zemrat e tyre janë kthyer në gur.

Ata nuk e duan Hyjin. Në të kundërt ata kanë rënë nën magjinë e Satanit, i cili i ka vendosur këto besime dhe mendime në mendjet e tyre.

Nuk ka aspak respekt për trupin e njeriut.

Trupi është krijuar prej Hyjit dhe, si i tillë, është një tempull i projektuar në të cilin prania e Hyjit duhet të banojë.

Kur Satani e tundon njeriun, ai përqendrohet tek trupi dhe në kënaqësitë që ai kërkon përmes shqisave.

Ja se përse njerëzimi tani e do trupin e vet deri në atë shkallë, sa e vë atë në piedestal.

Kurrë i kënaqur me mënyrën në të cilën trupi ishte krijuar prej Hyjit, ai vazhdimisht kërkon që ta përmirësojë, ta ndryshojë dhe ta rregullojë trupin njerëzor për t'iu përshtatur interpretimit të tij të përsosmërisë.

Mënyra se si gratë, në veçanti, i ndryshojnë trupat e tyre dhe ia paraqesin atë botës në mënyra të pamoralshme, më sjell Mua neveri.

Ato gra që nuk kanë aspak turp të ekspozojnë trupat e tyre, kryejnë mëkat megjithëse ato nuk mund ta kuptojnë këtë. Ato mendojnë se është e pranueshme që të abuzojnë me trupin me të cilin ato qenë lindur dhe ta paraqesin veten në mënyra që mund të bëhen shkak për mëkat.

Dashuria e tyre për vetveten është një prej mëkateve më të mëdha të krenarisë. Ato më tej i bindin vajzat e reja se është e pranueshme që t’i shfaqin trupat e tyre në publik në këtë mënyrë.

Kaq shumë mëkate të mishit tregohen nëpër botë dhe vlerësohen si të pranueshme.

Megjithatë ato janë të gjitha të dënueshme pas vdekjes. Jo vetëm që mëkati është duke u kryer, por edhe po paraqitet sikur të ishte një gjë e mirë.

Tradhtia bashkëshortore është e pranuar sot dhe e duartrokitur.

Vrasja nuk trondit më dhe nuk ka më respekt për jetën e njeriut.

Imoraliteti seksual është jashtë kontrollit dhe i justifikuar.

Ditët e të tilla sjelljeve mëkatare po shkojnë drejt fundit.

Deri që njerëzimi ta pranojë se mëkati do të jetë gjithmonë mëkat, ata e humbasin të drejtën për të hyrë në Portat e Parajsës.

Për çdo mëkat që ju jeni fajtorë, pjesa e trupit e përdorur gjatë kryerjes së mëkatit, do të digjet dhe pastrohet në Purgator.

Nëse jeni në mëkat mortor, ju do të ndjeni dhimbjen e zjarrit duke ua përshkuar atë pjesë të trupit të përdorur gjatë kryerjes së mëkatit, në përjetësi. Nuk do të ketë kurrë fund për këtë torturë.

Përse, përse ata nuk i dëgjojnë zemrat e tyre? Shumë njerëz e dinë se çfarë ata bëjnë është e gabuar, por vazhdojnë të mëkatojnë prapë se prapë, sepse kjo është e pranueshme në sytë e botës.

Industritë e argëtimit dhe të medias kanë krijuar një pranim të rremë të një sjelljeje të tillë, saqë shumë shpirtra të pafajshëm janë korruptuar nga gënjeshtrat.

Vetëm e vërteta mund t'i shpëtojë ata tani. Atyre po iu jepet Libri i së Vërtetës, por a do të dëgjojnë ata? Satani dhe engjëjt e tij të rënë do të bëjnë gjithçka që ata të mos dëgjojnë.

Do të jetë vetëm kur ndëshkimet të vërshojnë nga qielli, që ata do të duhet t’i hedhin tutje zakonet e tyre boshe, të padobishme e të neveritshme. Sepse ata do të jenë tepër të zënë në përpjekjet për të mbijetuar dhe për të vënë bukë në gojën e tyre.

Fatkeqësisht, do të jetë vetëm përmes të tilla ndëshkimeve që njerëzimi mund të pastrohet në këtë tokë.

Me dhënien e dhuratës së pastrimit, ndërsa janë gjallë, atyre po iu jepet një mundësi për të shmangur liqenet e zjarrit.