Kerko Mesazhet ketu

Wednesday 31 October 2012

Ata që kryejnë vrasje me gjakftohtësi, mund të shpëtohen përmes lutjeve tuaja

E Diel, 14 Tetor 2012, në 18:10

Bija Ime fort e dashur, kurrë mos beso, as edhe për një moment, se ata që kryejnë mëkate të tmerrshme, dhe që veprat e liga të të cilëve shkaktojnë mizori në botë, nuk mund të shpëtohen.

Ata që kryejnë vrasje me gjakftohtësi, që i ekzekutojnë bashkë-qytetarët e tyre, apo i vrasin fëmijët e tyre, të cilët janë akoma në bark, mund të shpëtohen përmes lutjeve tuaja.

Shumë shpirtra të tillë nuk do të kërkojnë shëlbim në Sytë e Mi, sepse ata nuk shohin ndonjë gabim në çfarë ata bëjnë. Shpëtimi i tyre varet nga lutjet tuaja.

Këta janë shpirtrat, për të cilët Unë këmbëngul më shumë.

Këta shpirtra të humbur janë kaq të larguar nga Unë, saqë do të jetë vetëm me ndihmën e vuajtjeve të shpirtrave viktimë, dhe lutjeve të dishepujve të Mi, që ata mund të shpëtohen.

Madje dhe ata që, me dijeni e adhurojnë Satanin, dhe që e dinë se Unë ekzistoj, por që vazhdojnë të më tallin Mua, mund të shpëtohen gjithashtu nga ndëshkimi i përjetshëm.

Unë ju bëj thirrje të gjithë juve që të më thërrisni Mua, përmes kësaj Lutjeje të Kryqëzatës, për të kërkuar falje për ata shpirtra, në mëkat mortor, që kryejnë vrasje.

Lutja e Kryqëzatës (80) Për shpirtrat e atyre që kryejnë vrasje.

O Jezus i dashur, unë lutem për Mëshirë për ata që kryejnë vrasje.

Unë bëj thirrje për mëshirë për ata në mëkat mortor.

Unë të ofroj Ty vuajtjet dhe vështirësitë e mia, që Ti ta hapësh Zemrën Tënde dhe t’ua falësh atyre mëkatet.

Unë kërkoj që Ti të mbulosh me Gjakun Tënd të Çmuar të gjithë ata me qëllime djallëzore në shpirtrat e tyre, që të mund të pastrohen nga ligësitë e tyre.

Amen.

Mbajeni mend se, edhe pse mëkatet e tyre mund t’ju bëjnë të ndjeheni keq, ndjekësit e Mi, këta shpirtra kanë nevojë për ndihmën tuaj.

Ata kanë qenë infektuar nga i ligu, dhe shumë prej tyre nuk e njohin ndryshimin midis të mirës dhe të keqes.

Këta janë shpirtrat që më shkaktojnë Mua ankthin dhe dhimbjen më të madhe. Vuajtja Ime po zgjerohet, me qëllim që secili prej tyre të mund të shëlbohet.

Shkoni, dishepujt e Mi, dhe lejoni që Dashuria dhe Përulësia Ime të rrjedhin në zemrat tuaja me qëllim që ju, përmes bujarisë së vuajtjes suaj, të mund të ndihmoni për t’i shpëtuar këta fëmijë të gjorë e të humbur të Hyjit.

Jezusi juaj