Kerko Mesazhet ketu

Wednesday 17 October 2012

Komunizmi, që për kaq kohë shihej me frikë në botën perëndimore, është tani duke u formuar në fshehtësi përmes një aleance globale

E Mërkurë, 12 Shtator 2012, në 18:55

Bija Ime fort e dashur, është qëllimi Im që t’i marr vendet e Krishtera që po vuajnë, për shkak të presioneve përmbi ata për të më mohuar Mua, drejt Krahëve të Mi të Shenjtë për t’iu dhënë forcë.

Krishtërimi i tyre do të sfidohet ashpër në një mënyrë që asnjë fe tjetër nuk do ketë për ta duruar.

Fetë e tjera nuk do të persekutohen në mënyrën në të cilën ndjekësit e Mi do kenë për të vuajtur.

E Vërteta e Krishtërimit mund të vihet në pyetje. Ajo mund të sulmohet dhe do të censurohet, por një gjë kurrë nuk do të ndryshojë.

Ka vetëm një udhë drejt Shtëpisë së Atit Tim. Ajo udhë jam Unë, Jezu Krishti, Shpëtimtari i njerëzimit.

Ju nuk mund të shkoni tek Ati Im pa e pranuar Ekzistencën Time.

E Vërteta nuk mund të ndryshohet, pavarësisht se sa shumë ju përpiqeni për ta mohuar atë.

Gënjeshtrat do të shikohen shumë shpejt për çfarë ato janë. Të gjitha fetë do të bëhen një, kur ato do ta dëshmojnë të Vërtetën.

Besëlidhja e Atit Tim për të më dërguar Mua, Birin e Tij të vetëm, përsëri edhe një herë për ta sjellë gjithë njerëzimin brënda Mbretërisë së Atit Tim, tani do të përmbushet.

Sapo e Vërteta të bëhet e dukshme, të gjithë ata që janë akoma në dyshim do të tundohen për ta kthyer shpinën.

Unë ju lutem, dishepujt e Mi, tregojuani atyre të Vërtetën tani.

Ata mund të mos dëgjojnë por pas Paralajmërimit, ata do të dëgjojnë.

Beteja tani po fillon të egërsohet kundër Krishtërimit.

Unë ju bëj thirrje të gjithë të Krishterëve që ta mbroni të drejtën tuaj për të treguar besnikëri nga Meje, Jezusit tuaj. Nëse ju nuk e bëni këtë, do të mbeteni pa frymë dhe do të detyroheni të kapërdini gënjeshtrën e komunizmit.

Komunizmi, që për kaq kohë shihej me frikë në botën perëndimore, është tani duke u formuar në fshehtësi përmes një aleance globale midis qeverive ngado.

Ata, që ndër kombet tuaja, shprehnin me zë të lartë kundërshtimin e tyre ndaj atij që ata e quanin një regjim djallëzor, tani do të përqafojnë komunizmin.

Deri atëherë, ata do të kontrollojnë gjithçka që ju bëni, se çfarë ju hani, se çfarë ju fitoni, nëse e keni apo jo një shtëpi për të banuar dhe nëse mund ta praktikoni, apo jo, besimin tuaj fetar.

Kurrë mos u dorëzoni. Kurrë mos e humbni shpresën. Forca juaj do të jetë e rëndësishme gjatë kësaj periudhe të shtypjes. Lutja do të jetë arma juaj dhe do t'ju ndihmojë të ngulmoni.

Dishepujt e Mi duhet të kenë besim tek Unë. Unë nuk do t'ju lë të vuani gjatë. Unë do t'ju mbaj dhe periudha e vështirë do të jetë e shpejtë.

Jezusi juaj