Kerko Mesazhet ketu

Thursday 25 October 2012

Ky njeri do t’i tregojë botës se ai është Mesia dhe ai do të duartrokitet nga shumë figura të spikatura të botës

E Premte, 28 Shtator 2012, në 22:15

Bija Ime fort e dashur, ndryshimet e mëdha nëpër botë, të parathëna për të ndodhur përpara Ardhjes Sime të Dytë, janë gati për t’u shpalosur fletë për fletë.

Koha që mashtruesit, të cilët do të deklarojnë se vijnë në Emrin Tim dhe t’i paraqiten botës, është shumë afër.

Sa shumë njerëz do të mashtrohen duke u besuar këtyre profetëve të rremë, sepse ata do ta shpallin vetveten me një madhështi të madhe.

Por njëri midis tyre do të mashtrojë më shumë, sepse ai do ta paraqesë veten si mbreti, në një mënyrë të përulët, për t’i bindur njerëzit se ai është Unë, Jezu Krishti.

Ky njeri do t'i tregojë botës se ai është Mesia dhe ai do të duartrokitet nga shumë figura të spikatura të botës.

Ata do ta paraqesin atë, fillimisht, si një udhëheqës politik i jashtëzakonshëm dhe i dhembshur.

Ai do të shikohet si një paqe-bërës i talentuar ashtu si Unë ju kam treguar. Mënyrat e të vepruarit dhe dhuntitë e tij do të paraqesin një imazh të magjishëm, që do të duket sikur ka origjinë hyjnore.

Paraqitja e tij tërheqëse dhe personaliteti i tij joshës do ta tërheqë masën e njerëzve.

Ai ka për t’iu zbuluar botës së shpejti dhe shfaqja e tij do të jetë e papritur.

Ata udhëheqës, që do ta paraqesin atë si një shpëtimtar, si njeriu i cili do t’i japë fund luftës në Lindjen e Mesme, janë të respektuar në shumë pjesë të botës. Kjo është arsyeja pse ky mesia i rremë do të pranohet kaq lehtësisht.

Pas një farë kohe apelimi i tij do të përhapet. Media do të lavdërojë aftësitë e tij diplomatike dhe numri i ndjekësve të tij do të jetë i madh.

Ky është njeriu që do të thotë se ai është Mesia. Ai do t'i thotë të gjithëve se ai është Jezu Krishti, që ka ardhur përsëri për të lajmëruar ardhjen e tij të dytë.

Ai është antikrishti.

Mos u mashtroni për as edhe një moment. Unë, Jezu Krishti, erdha në trup herën e parë për të shpëtuar njerëzimin. Por dijeni këtë. Unë nuk do të vij në trup këtë herë. Unë do të vij si një hajdut natën. Unë do ta përgatis botën, përmes këtyre Mesazheve, por Unë nuk do t'jua tregoj ditën apo orën, sepse Unë nuk e di këtë. Vetëm Ati Im e di kohën.

Unë do ta lajmëroj Ardhjen Time të Dytë përpara shenjës së ardhjes Sime, e cila do të shfaqet në qiejt në mbarë botën.

Çdo njeri, që deklaron të jetë Jezu Krishti dhe që ecën në tokë si njeri, është një gënjeshtar.


Vraponi sepse ai do të sjellë mizori dhe vuajtje të paparë. Mashtrimi i tij do t'i çojë shpirtrat drejt një dashurie të rreme për Hyjin. Ai do ta përdredhë të Vërtetën. Ata që e ndjekin atë janë në rrezik të madh.

Jezusi juaj