Kerko Mesazhet ketu

Thursday 22 November 2012

Rrëmuja do të jetë e dukshme në çdo anë të tokës dhe vetëm një i verbër nuk do të arrijë t’i shikojë ndryshimet

E Hënë, 19 Nëntor 2012, në 09:00

Bija Ime fort e dashur, ka vetëm një rrugë drejt Jetës së Përjetshme dhe ajo është përmes Meje, Jezu Krishtit. Megjithatë, ka shumë udhë që të çojnë tek Unë.

Shumë vetë që e ndjekin të Vërtetën Time do ta kenë më të lehtë, sesa ata që e njohin të Vërtetën por që nuk e nderojnë Hyjin.

Ndjekësit e Mi, ju duhet ta kuptoni se për ata midis jush që e njihni të Vërtetën, por që rrini duarkryq dhe lejoni që Fjala e Hyjit të konsiderohet si një gënjeshtër, se ju keni një përgjegjësi ndaj Meje, Jezusit tuaj.

Kurrë mos i pranoni ligjet, të cilat nderojnë Satanin. Ju do ti dalloni, në zemrat tuaja, se për cilat ligje Unë e kam fjalën, kur ato të ekspozohen para jush. Sepse atëherë ato do t'ju shkaktojnë neveri ashtu siç më shkaktojnë neveri edhe Mua.

Le të dihet se beteja kundër Fjalës së Hyjit ka filluar. Mënyra se si kjo do të ndodhë, do të bëhet e qartë për ju.

Shumë ndryshime në Kishat e Mia në tokë; shumë sprova mes shërbëtorëve të Mi të shenjtë; grindjet mes shteteve; dhe konflikti në Izrael do të rriten të gjitha, në intensitet, të gjitha në të njëjtën kohë.

Rrëmuja do të jetë e dukshme në çdo anë të tokës dhe vetëm një i verbër nuk do të arrij t’i shikojë ndryshimet përreth jush. Secili prej jush do të preket në një farë mënyre, por dijeni këtë.

Unë ju kam premtuar se Unë do të jem me ju, duke ju drejtuar në çdo kthesë, duke e lehtësuar dhimbjen tuaj për çdo gur ku ju e hidhni këmbën në përpjekjet tuaja për paqe, dashuri dhe harmoni.

Qëndroni pranë Meje. Qëndroni pranë Zemrës Sime të Shenjtë dhe më lejoni Mua që t'ju mbaj të fortë.

Ecni përmes kësaj xhungle të dhimbjes dhe rrëmujës, me besim në zemrën tuaj dhe kini besim tek Unë, Jezusi juaj, dhe ju do të mbijetoni.

Kurrë mos e lejoni ndërgjegjen apo angazhimin tuaj ndaj të Vërtetës së Hyjit që të lëkunden, për asnjë njeri, pavarësisht se sa bindës ata mund të tingëllojnë. Pavarësisht se sa shumë, të ashtu quajtura ligje tolerante, ata t’ju detyrojnë për t’i pranuar forcërisht.

Ju do ta dini, në zemrat tuaja, ndryshimin midis të vërtetës dhe trillimit.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2012/11/19/turmoil-will-be-evident-in-every-corner-of-the-earth-and-only-a-blind-man-will-fail-to-see-the-changes/