Kerko Mesazhet ketu

Tuesday 11 December 2012

Zjarri i Shpirtit të Shenjtë do të ndjehet në zemrat e çdonjërit

E Diel, 9 Dhjetor 2012, në 19:00

Bija Ime fort e dashur, është dëshira Ime, jo që t'i tremb ndjekësit e Mi, por që të tregoj Dashurinë dhe Dhembshurinë që Unë mbaj në Zemrën Time për çdo burrë, grua dhe fëmijë.

Është për shkak të Dashurisë Sime për çdonjërin prej fëmijëve të Hyjit, duke përfshirë edhe ata që e kundërshtojnë Fjalën e Hyjit, që Unë dëshiroj t'i mbuloj ata me Flakën Time të Mëshirës.


Të jeni të përgatitur, të gjithë ju, sepse së shpejti ju do të dëshmoni Pushtetin e Hyjit dhe Ndërhyrjen e Tij Hyjnore në botë, kur Ai do të ndalojë gjithçka që është, për një periudhë prej pesëmbëdhjetë minutash.

Zjarri i Shpirtit të Shenjtë do të ndjehet në zemrat e çdonjërit.

Për ata që janë në gjendjen e hirit të Zotit, do të jetë një ndjenjë gëzimi, dashurie dhe dhembshurie për Mua, Jezusin tuaj.

Për ata në gjendjen e mëkatit të lehtë, ju do të ndjeni dhimbjen e Purgatorit, por ju së shpejti do të pastroheni dhe pastaj do të ndjeni një paqe dhe një dashuri të thellë brenda zemrave tuaja për Mua.

Për ata prej jush në mëkat mortor, ju do të përjetoni mizorinë dhe dhimbjen sikur të kishit qenë zhytur brenda zjarreve të Ferrit.

Disa prej jush, në këtë gjendje mëkati, do të më lypin faljen dhe mbështetjen Time për t’jua ndaluar vuajtjet tuaja të brendshme. Këtë Unë do t'jua jap nëse ju mund të gjeni keqardhje të vërtetë në zemrat tuaja dhe të pranoni se mëkatet tuaja më shkaktojnë Mua lëndim dhe dhimbje të rëndë, sepse ato e fyejnë Hyjin.

Pastaj do të jenë ata shpirtra të gjorë e të pafat që do të pështyjnë tek Unë, do të luftojnë me Mua dhe pastaj do të më kthejnë shpinën. Tmerri, që ata do të ndjejnë, do të jetë për shkak se shpirtrat e tyre janë të infektuar prej Satanit.

Ata nuk do të jenë në gjendje t’i qëndrojnë dhimbjes kur ta dëshmojnë Dritën Time dhe ata do të vrapojnë në krahët e të ligut, errësira e të cilit iu sjell atyre ngushëllim.

Më në fund do të jenë ata që do të vdesin në çast për shkak të tronditjes që ata do të përjetojnë. Ju lutem të luteni për këta shpirtra çdo ditë, sepse lutjet tuaja do të fitojnë për ata hyrjen për në Mbretërinë Time.

Kjo është një nga mrekullitë më të mëdha të dhëna ndonjëherë fëmijëve të Hyjit.

Zbulesa Ime ndaj jush, gjatë kësaj ngjarjeje, do t'ju zgjojë rreth faktit se Premtimi Im, për të ardhur që ta shpëtoj racën njerëzore në mënyrë që ata të mund ta trashëgojnë Jetën e Lavdishme që vjen, së shpejti do të kuptohet.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2012/12/09/the-fire-of-the-holy-spirit-will-be-felt-in-the-hearts-of-everyone/