Kerko Mesazhet ketu

Wednesday 30 January 2013

Me Dhuratën e Shpirtit të Shenjtë, ju do të profetizoni në Emrin Tim të Shenjtë në mbarë botën

E Martë, 22 Janar 2013, në 10:24

Bija Ime fort e dashur, Drita Ime do të ndriçojë tani në ato vende ku nuk iu është treguar e Vërteta.

Atje ku Hyji as edhe nuk përmendet, Prania Ime Hyjnore tani do të mbushë çdo anë të këtyre vendeve që nuk më nderojnë Mua, edhe pse ata janë të vetëdijshëm se Kush Jam Unë. Perdja e errësirës do të ngrihet dhe, më në fund, këta shpirtra të etur do të pinë Shpirtin Tim të Shenjtë dhe do të përtypin Fjalën Time të Shenjtë. Pas gjithë kësaj kohe, atyre, përmes përhapjes së Grupeve të Mia të Lutjes, do t’iu jepet e Vërteta.

Unë i referohem atyre vendeve ku kishat tuaja qëndrojnë bosh, ku Sakramentet rrallë herë bëhen të disponueshme, dhe ku Meshat e përditshme nuk celebrohen më. Varet nga ju, dishepujt e Mi të dashur, që ta përhapni Fjalën Time të Shenjtë, në mënyrë që shpirtrat e errët, dhe ata që nuk dinë asgjë për Mua, të ndriçohen dhe të inkurajohen, me butësi, për të ardhur tek Unë.

Unë ju bekoj, dhe përmes Fuqisë së Dashurisë Sime të thellë për çdonjërin prej jush, Unë do t'i shtoj radhët tuaja së tepërmi. Grupet e Mia të Lutjes do të ngrihen në çdo vend, dhe me Dhuratën e Shpirtit të Shenjtë, ju do të profetizoni në Emrin Tim të Shenjtë në mbarë botën.

Kujtojuani të gjithëve Mësimet e Mia. Kujtojini njerëzit që ta lexojnë Biblën e Shenjtë, një prej Dhuratave më të mëdha të dhëna juve prej Atit Tim. Recitojini Lutjet e Mia; lexojini Mesazhet e Mia të Lavdishme dhe lutuni që ju të mund t’i arrini deri edhe zemrat më të ngurta.

Unë do t'ju dhuroj ju shumë Dhurata dhe Unë do t'ju udhëzoj për çdo hap që ju merrni në Udhën e së Vërtetës.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/01/22/with-the-gift-of-the-holy-spirit-you-will-prophecy-in-my-holy-name-all-over-the-world/