Kerko Mesazhet ketu

Monday 21 January 2013

Pavarësisht Hyjnisë Sime, Unë ndjehem keq dhe i neveritur me mëkatet e njeriut

E Hënë, 14 Janar 2013, në 18:12

Bija Ime fort e dashur, koha për t'u përgatitur për Paralajmërimin është e shkurtër. Kjo është një kohë kur, pavarësisht se sa i dhimbshëm është persekutimi, ju duhet të shpërfillni gjithçka, përveç Fjalës Sime të Shenjtë.

Ndërsa përgatitjet fillojnë, mos lejoni që asnjëri t'ju ndalojë, ndjekësit e Mi të dashur, ndërsa ju i përgatisni shpirtrat tuaj dhe luteni për ata që do të vdesin në mëkat mortor gjatë Paralajmërimit.

Ju, ndjekësit e Mi dhe shërbëtorët e Mi të shenjtë, do të duroni, tani, dhimbjen që Unë ndjej, kur vështroj mbi mëkatarët e mjerë. Pavarësisht Hyjnisë Sime, Unë ndjehem keq, dhe i neveritur me mëkatet e njeriut, ndërsa ato shfaqen para Syve të Mi.

Arroganca e tyre, paturpësia dhe krenaria, e treguar nga këta mëkatarë, imitojmë pikërisht sjelljen e Satanit dhe demonëve të tij. Po këta shpirtra të ligj i kanë gllabëruar shpirtrat e fëmijëve të Hyjit, aq sa ata nuk duken më si fëmijët që ishin më parë, kur morën frymë për herë të parë.

Kaq të mbushur me krenari, dhe kaq të bindur për pamposhtësinë e tyre, janë ata, saqë ata nuk janë më në gjendje ta lejojnë Shpirtin e Hyjit që t'ua prekë shpirtrat e tyre. Ja përse ata kanë nevojë për lutjet tuaja.

Unë ju bekoj me Hirin për t’i shpëtuar këta shpirtra dhe ju, për hatrin Tim, duhet të më ndihmoni Mua që t'i ndihmoj ata.

I pakënaqur në kënaqjen e epsheve të tija për t’i ushqyer dëshirat e trupit, njeriu atëherë mendon se duhet të interferojë me Krijimin Tim. Ai atëherë ndërmerr hapa ku ai përpiqet, jo vetëm që ta imitojë Fuqinë e Hyjit, në lidhje me Krijimin e jetës njerëzore dhe marrjen e jetës njerëzore, por ai mendon se ka fuqinë që ta zëvendësojë Ekzistencën e Hyjit. Ai beson tani në hyjninë e vet, e cila s’është asgjë veçse një gënjeshtër e vënë brenda shpirtit të tij nga Satani, të cilit ai ia ka kushtuar besnikërinë e tij.

Këto hapa, që njeriu tani po i merr, shkojnë përtej kufijve të lejuar prej Hyjit. Tani që Kishat e Hyjit kanë për t’u rrethuar nga shpirti i lig, nga armiqtë dhe mashtruesit, ndëshkimi do të zbresë përfundimisht përmbi tokë.

Fuqia e Atit Tim do të dëshmohet dhe ndëshkimi i Tij do të jetë i rreptë. Ai do të tronditi madje dhe mëkatarin më arrogant, i cili nuk do të ketë asnjë dyshim se Dora e kujt ka rënë mbi tokë. Ati Im do ta bëjë këtë me qëllim që ta çlirojë tokën nga ligësia, duke bërë të mundur, në të njëjtën kohë, rritjen e ushtrisë së Tij të ndjekësve besnikë që do të ndihmojnë në shpëtimin e shpirtrave.

Mëkati e ka dëmtuar tokën mbi të cilën ju ecni dhe kjo mund të shihet në sëmundjet, ndotjen dhe korrupsionin mes qeverive tuaja. Njolla e mëkatit mbulon botën, prandaj dhe ajo është bërë një gjë e neveritshme dhe e turpshme në Sytë e Atit Tim. Ai, i cili e krijoi botën si një vend ku Ai të mund ta ushqente familjen e Tij, është me zemër të thyer.

Ati Im është gjithashtu i zemëruar dhe peshoret e drejtësisë tani kanë arritur kulmin. Ndëshkimi i Tij nuk mund të ndalohet aty ku është bërë i nevojshëm.

Ndihmojini vëllezërit dhe motrat tuaja, sidomos ata që kanë krijuar ligje që interferojnë me ato të krijuara prej Hyjit, Më të Lartit. 

Ju duhet ta bëni këtë përmes Kryqëzatës së Lutjeve. Qëndroni të fortë. Jini trima. Të keni shpresë dhe mos kini frikë asgjë, nëse më doni Mua.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/01/14/despite-my-divinity-i-feel-sickened-by-and-disgusted-with-the-sins-of-man/