Kerko Mesazhet ketu

Saturday 2 February 2013

Hyji Atë: Ja se përse vetëm një mrekulli mund ta shpëtojë racën njerëzore

E Shtunë, 26 Janar 2013, në 19:22

Bija Ime më e dashur, Biri Im i Shtrenjtë, i cili pësoi një vdekje kaq mizore, për hir të fëmijëve të Mi, po përgatitet për Mëshirën e Tij të Madhe.

Unë i kam dhënë Atij, deri tani, kohën që duhet për të sjellë sa më shumë njerëz të jetë e mundur nën Mëshirën e Tij Hyjnore pa e humbur as edhe një shpirt të vetëm. 

Koha është shumë afër për Dhuratën Time ndaj njerëzimit.

Koha kur Biri Im, Mesia, erdhi për të jetuar në tokë, qe shpenzuar kot nga njerëzimi. Ata e refuzuan Atë. Hera e dytë, kur Unë të jap lejen që Ai të vijë përsëri, nuk do të jetë ndryshe. Ai do të refuzohet.

Ja se përse vetëm një mrekulli mund ta shpëtojë racën njerëzore. Por kjo mrekulli mundet vetëm të ndodhë kur Unë, Hyji Krijues i gjithçka që është, të mund të siguroj që vullneti i lirë i njeriut të mbetet i paprekur. Me këtë Dhuratë të vullnetit të lirë kurrë nuk mund të interferohet. Kur një njeri e ofron atë si një dhuratë tek Unë, ajo është dhurata më e çmuar dhe më e përkryer nga të gjitha.

Duke iu treguar atyre provën e mëkateve të tyre, Biri Im mund t'i inkurajojë shpirtrat që t'i përgjigjen thirrjes së Tij. Pastaj, kur pendesa të shfaqet, Mëshira e Tij do t’i mbështjellë miliarda shpirtra, që, për ndryshe, kurrë nuk mund të kishin qenë shpëtuar.

Unë ju lutem, fëmijë të dashur, që të përgatiteni mirë.

Ati juaj i Dashur
Hyji Më i Larti

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/01/26/god-the-father-this-is-why-only-a-miracle-can-save-the-human-race/