Kerko Mesazhet ketu

Friday 22 February 2013

Kjo është beteja përfundimtare. Famulltari Im ka rënë. Kisha Ime do të bier, por menjëherë ajo do të ngrihet përsëri

E Enjte, 14 Shkurt 2013, ora 18:00

Bija Ime e dashur, beteja më në fund ka hyrë në fazën e vet finale mes Mbretërisë së Atit Tim dhe sferës së Satanit.

Sa i gënjen i ligu fëmijët e Atit Tim, përfshi edhe ata që e ndjekin të Vërtetën e Mësimeve të Mia. Asgjë nuk është ashtu si duket. Fuqia e Masonëve është rritur dhe ata infektojnë, jo vetëm botën politike, por, edhe Shtëpinë e Hyjit, Trupin Tim në tokë.

Kisha Katolike është e përbuzur, më shumë se çdo Kishë tjetër në tokë, që e shpall Fjalën Time të Shenjtë. Kjo është sepse ajo ka qënë e udhëhequr nga Unë dhe i është përmbajtur udhëzimeve të Mia, të dhëna njerëzimit, që kur Unë deklarova që Apostulli Im Pjetri të vendoste Kishën Time në tokë.

Kisha Ime në tokë ka qënë fokusi i të ligut, i cili, përmes shekujve, e ka përçarë Kishën Time dhe i ka fshikulluar ata që i praktikojnë Sakramentet e Mia Më Të Shenjta.

As edhe njëherë ai, i ligu, nuk hoqi dorë nga plani i tij për të persekutuar Kishën Time. Dinak, mashtrues, arrogant, mburracak dhe i mbushur me bindjen e vetë-rëndësisë, ai, mashtruesi, beson se fuqia e tij është e gjithpushtetshme. Ai, gjithmonë, vë në shënjestër ata që ju është akorduar përgjegjësia për të udhëhequr fëmijët e Hyjit drejt jetës së përjetshme.

Kisha Ime Katolike, për disa kohë, ka vuajtur tmerrësisht, nga dora e Satanit. As edhe njëherë, ata nuk janë lënë të kryejnë detyrën e tyre të shenjtë ndaj Meje, në qetësi. Prandaj për tu siguruar se ai, i ligu, mund të shkaktonte madje më shumë dëme, i infiltroi ata shërbëtorët e mi të shenjtë duke dërguar shërbëtorët e tij të futen mes tyre. Ishte atëherë kur poshtërsia e të ligut u fut në Kishën Time.

Kur mëkati u krye nga ata që ishin caktuar të ushqenin shpirtrat, isha Unë, Jezu Krishti, Ai që u akuzova dhe që u vura në bankën e të akuzuarve.

Mashtrimi më i madh nga të gjithë ishte kur i ligu e bindi njeriun se isha Unë, Jezusi, Kreu i Kishës në tokë, Ai që e tradhëtoi njerëzimin. Njerëzimi lindi me mëkat. Njeriu do të mëkatoj, deri në kohën e Ardhjes Sime të Dytë. Të më hidhni poshtë Mua, si Shpëtimtari i Botës, për shkak të mëkateve të njeriut, përfshi ata përgjegjësia e të cilëve ishte për shpirtrat që u çuan në udhë të gabuar, do të jetë shkatërrimi juaj.

Në vënd të së Vërtetës, ju do të lejoni gënjeshtrat e bishës ti korruptojnë zemrat tuaja. Ju tani jeni nën kontrollin e të ligut në Kishën Time dhe shumë do të bien preh e gënjeshtrave, që tani do t’ju paraqiten, si e Vërteta.

E Vërteta e Mësimeve të Mia së shpejti do të deklarohet si e papërshtatshme dhe e pavërtetë. Zemërimi i Atit Tim ndaj këtij infektimi në Kishën Time, në tokë, do të ndjehet së shpejti mes shërbëtorëve të tij, në Kishën Time në Romë. Kjo është beteja përfundimtare. Famulltari Im ka rënë. Kisha Ime do të bier, por menjëherë ajo do të ngrihet përsëri.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/02/14/this-is-the-final-battle-my-vicar-has-fallen-my-church-will-fall-but-soon-it-will-rise-again/