Kerko Mesazhet ketu

Sunday 10 February 2013

Shenjat që Unë do të dërgoj do të njihen në çast

E Shtunë, 2 Shkurt 2013, 15:30

Bija Ime fort e dashur, Unë ju dua dhe Unë Jam me ty çdo sekondë në këtë Punë të Shenjtë. Unë Jam i pranishëm, duke të udhëzuar ty në çdo detyrë që ndërmer, për të siguruar që Fjala Ime t
ë përhapet tek çdo fëmijë i Hyjit.

Kurrë mos lejo ndërhyrje, apo pengesa, të ndalojnë ty dhe të vonojnë çfarë është tani një Mision urgjent për të shpëtuar njerëzimin.

Ndërsa ndjekësit e Mi mblidhen në grupe Lutjesh, ata gjithashtu do ta ndjejnë Praninë Time Hyjnore dhe Unë do ta bëj veten time të njohur tek ata në mënyra të ndryshme. Shenjat që Unë do të dërgoj do të njihen në çast.

Unë do të hedh Dashurinë Time, Shërimin Tim, Hiret e Mia dhe Bekimet e Mia. Kjo është një epokë ku asgjë nuk është e pamundur për të mirën e të gjithëve, nëse është sipas Vullnetit të Hyjit.

Tani që Grupet Time të Lutjes po lidhen së bashku, ushtria Ime e mbetur do të lulëzoj dhe do të rritet. Ashtu si farat u mbollën në vetëm pak zemra, si fillim, ato janë rritur dhe shumfishuar në mbi 200 vënde, shumë prej të cilave janë të panjohura për ju ndjekësit e Mi të dashur.

Vazhdoni të ndërtoni themelet çdo hap herë pas here. Çdo gur i kthyer përmbys është i rëndësishëm sepse, më në fund, ai do të krijoj Shkallën drejt Qiellit.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/02/02/the-signs-i-will-send-will-be-instantly-recognisable/