Kerko Mesazhet ketu

Friday 1 February 2013

Unë do të lehtësoj shumë prej vuajtjes së parathënë, përmes fuqisë së Grupeve të Mia të Kryqëzatës së Lutjes

E Premte, 25 Janar 2013, në 20:00

Vula e Hyjit Te Gjalle
Bija Ime fort e dashur, Unë dëshiroj t'i udhëzoj Grupet e Mia të Kryqëzatës së Lutjes që të jenë vigjilentë kur të ngrihen në vendet e tyre. 

Ata duhet të mbajnë pranë vetes Ujë të Bekuar, të kenë të pranishëm një Kryq me Mua në të dhe të recitojnë këtë Lutje të veçantë të Kryqëzatës për të Bekuar dhe Mbrojtur Grupin tuaj të Kryqëzatës së Lutjes.

Lutja e Kryqëzatës (96) Për të Bekuar dhe Mbrojtur Grupin Tonë të Kryqëzatës së Lutjes

O Jezusi im më i dashur, të lutem na beko dhe na mbro ne, Grupin Tënd të Kryqëzatës së Lutjes, që të bëhemi të paprekshëm ndaj sulmeve të liga të djallit dhe të çdo shpirti tjetër të lig që mund të na mundojë në këtë Mision të Shenjtë për të shpëtuar shpirtrat. 

Le të qëndrojmë besnikë dhe të fortë, ndërsa ngulmojmë për të ruajtur Emrin Tënd të Shenjtë para botës dhe kurrë të mos heqim dorë në përpjekjen tonë për të përhapur të Vërtetën e Fjalës Tënde të Shenjtë. Amen.

Ju lutem recitoni këtë lutje para dhe pas çdo takimi për lutje.

Unë duhet, gjithashtu, t’ju udhëzoj juve, dishepujt e Mi të dashur, që të garantoni që lutja të formojë bazën për çdo takim të lutjes. Unë nuk dëshiroj që ju të mendoni negativisht apo të krijoni frikë midis jush, sepse gjithçka që Unë sjell është Dashuri dhe Mëshirë.

Mesazhet e Mia janë plot me shpresë dhe Unë do të lehtësoj shumë nga vuajta e parathënë, përmes fuqisë së Grupeve të Mia të Kryqëzatës së Lutjes. Qëllimi i këtij Misioni është që të shpëtojë shpirtrat. Kurrë nuk ka qenë për ndonjë gjë tjetër. Mesazhet e Mia janë dhënë për t'ju ndriçuar, për t'ju paralajmëruar ndaj rreziqeve, të cilat ndikojnë tek besimi juaj, si dhe për t'ju përgatitur për Parajsën Time të Re.

Shkoni tani, në Paqe. Unë do ta mbuloj secilin Grup të Kryqëzatës së Lutjes me Bollëkun e Hireve te Mia, duke përfshirë Dhuratën e Dijes.

Jezusi juaj