Kerko Mesazhet ketu

Saturday 23 March 2013

Koha për përçarjen është e shpejtë dhe ju duhet të pregatiteni

E Enjte, 21 Mars 2013, ora 20:00

Bija Ime fort e dashur, sa thyhet Zemra Ime për shkak të trishtimit, që po ndjehet nga shpirtrat që janë çorjentuar për shkak të largimit të papës Sim të fundit, Benedikti Im i dashur.

Ju, shpirtrat e Mi të dashur, ndjeheni kaq të hutuar dhe, disi, të vetmuar. Unë e ndjej dhimbjen tuaj dhe ju duhet të luteni fort për Dorën Time të Mëshirës, që Unë të mund të arrij të ngushëlloj zemrat tuaja të trishtuara.

Kjo do të jetë një kohë tradhëtie për ty, bija Ime, pasi shumë nga ata që kanë mbajtur anën e këtij Misioni të Shenjtë do të largohen. Ti duhet ta shtosh kohën që kalon në Adhurimin Eukaristik në 7 ditë në javë dhe vetëm atëherë do të jesh në gjëndje të ecësh e vetme dhe pa frikë, për të kryer detyrat, që Unë do të jap, shumë prej të cilave do të jenë jashtëzakonisht të vështira.

Ju duhet të qëndroni të fortë, të gjithë ju, në këtë kohë. Ju nuk duhet të dëgjoni ato zëra të mospranimit, që do t’i acarojnë nervat tuaja dhe që do të shtohen në numër të madh ndërsa vjen Java e Shenjtë.

Çdo fyerje, çdo gënjeshtër, çdo kundërshtim djallëzor ndaj këtyre, Mesazheve të Mia të Shenjta për botën, do të jenë kryqi yt për t'u mbajtur për 10 ditët e mëpasshme. As edhe për një moment nuk do të lejoheni ju, ndjekësit e Mi, të pushoni, të luteni, apo të meditoni mbi Fjalën Time Më Të Shenjtë.

Dijeni se pa mbrojtjen e Rruzares së Shenjtë, e cila duhet të thuhet përditë, ju do ta lini veten të hapur ndaj dyshimeve, që nuk vijnë nga Unë.

Koha për përçarjen është e shpejtë dhe ju duhet të pregatiteni. Unë dëshiroj t'ju jap një hir të veçantë për t'ju ndihmuar t'i bëni ballë persekutimit dhe presioneve, që do të vihen mbi ju, për t'ju inkurajuar të tërhiqeni nga Mesazhet e Mia. Do të duhet besim i madh, mirëbesim dhe nerva çeliku, për t'u përqëndruar në Fjalën Time të Shenjtë, dhe prandaj, ju duhet të thoni këtë Kryqëzatë Lutje, një herë në ditë, tani e tutje.

Lutja e Kryqëzatës (102) Për të mbështetur fenë dhe besimin në Mesazhin e Hyjit për botën

Më i dashuri Jezus, kur unë jam poshtë, më ngrit lart.
Kur kam dyshime, më ndriço.
Kur jam në hidhërim, më trego Dashurinë Tënde.
Kur unë kritikoj, më ndihmo të qëndroj i heshtur.
Kur unë gjykoj një tjetër në publik, vulosi buzët e mia.
Kur unë shpreh blasfemi, në Emrin Tënd, më shëlbo dhe më kthe në Mbrojtjen Tënde.
Kur më mungon guximi, më jep shpatën që më nevojitet për të bërë betejë dhe për të shpëtuar shpirtrat që Ti dëshiron.
Kur i rezistoj Dashurisë Tënde, më ndihmo të dorëzohem dhe ta braktis vetveten plotësisht nën Kujdesin Tënd dashamirës.
Kur unë largohem, më ndihmo që të gjej Udhën e së Vërtetës.
Kur e vë në pyetje Fjalën Tënde, më jep përgjigjet që unë kërkoj.
Më ndihmo të jem i duruar, i dashur dhe i sjellshëm edhe ndaj atyre që të mallkojnë Ty.
Më ndihmo të fal ata që më fyejnë dhe më jep Hirin e duhur për të të ndjekur Ty deri në skajet e Tokës. Amen.

Shkoni, ndjekësit e Mi të shtrenjtë, dhe dijeni se detyra juaj është ndaj Meje, Kishës suaj dhe Mësimeve të Mia. Merreni Shpatën e Shpëtimit dhe me atë luftoni me Mua për të marrë çdo shpirt të vetëm, përfshi edhe ata që mëkatojnë kundër Meje, në Mbretërinë Time.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/03/21/the-time-for-the-division-is-soon-and-you-must-prepare/