Kerko Mesazhet ketu

Sunday 5 May 2013

Ata do të akuzohen për krimet kundër Fronit të Pjetrit dhe do të turpërohen publikisht në Emrin Tim të Shenjtë

E Enjte, 2 Maj 2013

Bija Ime fort e dashur, Kisha do të braktiset nga shumë në nivelet më të larta, ku pjesa më e madhe do të pranojnë doktrinat e reja të rreme që do t’i çojnë ata drejt mbretërisë së errësirës.

Ata që mbeten besnik ndaj Meje, dhe ata që e refuzojnë ligësinë, do të udhëhiqen nga Pjetri Apostull, i cili u ul në Fronin e parë të Romës. Ai do të udhëzoj Benediktin Tim të dashur, i cili, ashtu si është parathënë, do t’i ndihmoj ata të shikojnë të Vërtetën. Atij do t’i duhet të dëshmoj tmerrin, por ai do të mbështetet nga ata që janë betuar për besnikëri ndaj Një Fjale të Vërtetë të Hyjit.

Dhe kështu përçarja do të filloj. Ata që ndjekin doktrinën e rreme, ku Unë, Jezu Krishti, nuk nderohem, do të shqyhen nga bisha dhe djajtë e tij. Ata shërbëtorët e Mi të pafajshëm, që nuk i kanë pranuar këto Mesazhe deri tani, do të vrapojnë drejt Meje për ngushëllim. Profecitë e Mia nuk gënjejnë, dhe shumë shpejt, shumë nga këta shpirtra të gjorë do të hiqen nga Selia e Shenjtë. Ata do të akuzohen për krimet kundër Fronit të Pjetrit dhe do të turpërohen publikisht në Emrin Tim të Shenjtë.

Unë ju them atyre këtë.

Qëndroni të qetë dhe në paqe, sepse kur ju ndiqni të Vërtetën, ju do të shpëtoheni. Ju kurrë nuk duhet të pranoni një doktrinë të shpëlarë, që nuk do ta përmbajë Autoritetin Tim. Ata që pranojnë gënjeshtrat, me besimin se po kryeni detyrën tuaj, ju duhet ta kuptoni se do të përballeni me një udhë të vështirë.

Ju keni dy zgjedhje.

Qëndroni në Dritën e Hyjit, ose i ktheni shpinën Sakramenteve të Mia të Shenjta.


Së shpejti, shumë nga ju do të shikojnë qartë për çfarë 
Unë ju kam paralajmëruar. Përçarja do të jetë e ashpër dhe një luftë do të krijohet midis të Vërtetës dhe gënjeshtrave. Ajo do ta rrëzoj Kishën Katolike, deri sa ajo t’i përngjaj një grumbull gurësh, por Kisha e Vërtetë e Vetme do të mbetet në këmbë, pasi shërbëtorët e Mi besnik kanë ngritur Ushtrinë Time të Mbetur. Ata do të luftojnë deri në fundin e hidhur për të mbështetur Fjalën e Shenjtë të Hyjit.