Kerko Mesazhet ketu

Tuesday 14 May 2013

Mrekullitë që Unë i premtova botës, përmes Kryqëzatës Sime të Lutjeve, do të shtohen

E Shtunë, 11 Maj 2013

Bija Ime fort e dashur, nuk ka rëndësi nëse të duhet të durosh dhimbje për mënyrën se si do të refuzohesh për shkakun Tim, sepse Fjala Ime kurrë nuk do të shuhet. Ajo do të ngrihet dhe do të bëhet më e fortë deri kur, si një erë e fuqishme, ajo do të vazhdoj të shtohet deri kur oshëtima e Zërit Tim do të gjëmoj si bubullimë nëpër Tokë. Do të ketë fare pak nga ata që nuk do ta dëgjojnë Zërin Tim madje edhe ata që më refuzojnë Mua do të vazhdojnë të flasin për Mua. Ata do ta kenë të pamundur të më shpërfillin Mua.

Ashtu si çdo fëmij i vetëm i nënës së tij, fëmijët e Hyjit – përfshi ata që refuzojnë ta pranojn
ë Atë – do të afrohen drejt Tij, sepse nuk mund t’i rezistojnë dot. Ashtu si një foshnje e porsalindur që krijon një lidhje me nënën e vet, çdo fëmij i Hyjit do ta njohi të vetin përmes prekjes, zërit dhe aromës. Fëmijët e Hyjit do ta ndjejnë kur Prania e Hyjit i prek shpirtrat e tyre. Ashtu si Unë i njoh të Mitë, po ashtu dhe ata që më duan Mua i përgjigjen thirrjes Sime.

Bija Ime, Vullneti I Shenjtë I Hyjit është I Fuqishëm dhe do t’i mposhti të gjithë ata që e kundërshtojnë Fjalën e Hyjit. Kur ti e ndjen se ka aq shumë kundërshtim dhe aq shumë urrejtje drejt këtij Misioni, ti gjithmonë duhet të ngushëllohesh me premtimin Tim solemn. Ai është për të shpëtuar të gjithë shpirtrat, që Parajsa Ime e Re t’i dhurohet njerëzimit shpejt dhe me sa më pak vuajtje të jetë e mundur. Vuajtja mund të zvogëlohet përmes lutjeve të ushtrisë Sime të mbetur, sepse Unë i dhuroj atyre hire të veçanta.

Mrekullitë që Unë i premtova botës, përmes Kryqëzatës Sime të Lutjeve, do të shtohen dhe shumë do të dëshmojnë shërime dhe konvertime. Do të jetë përmes këtyre mrekullive që Unë do ta bëj veten Time të njohur, madje dhe tek skeptikët më të ngurtë. Do të jetë përmes Kryqëzatës së Lutjeve që shërbëtorëve të kishave të Mia t
ë Krishtere do t’ju tregohet Mëshira Ime dhe së shpejti shumë prej tyre do t’ju jepet prova e vërtetësisë së këtyre Mesazheve.

Vullneti Im do të kryhet dhe asnjë njeri nuk do ta ndaloj atë. Shumë do ta kundërshtojnë Vullnetin Tim, hedhin abuzime mbi Fjalën Time dhe do të pështyjnë tek ty, bija Ime, por urrejtja e tyre do të fshihet dhe shpejt ata do t’i hapin zemrat e tyre, sepse nuk do të kenë asnjë dyshim se është Zotëria e tyre Ai që i thërret ata. Unë Jam Ena përmes së cilës ata do të pastrohen. Do të jetë përmes Meje që atyre do t’ju jepet e vetmja mbrojtje e mundur nga antikrishti.

Mbrojtja Ime duhet të kërkohet dhe Vula e Hyjit të Gjallë duhet të jepet tek sa më shumë shpirtra të jetë e mundur.

Dëgjojini udhëzimet e Mia dhe gjithçka do të jetë mirë. Shpërfillini paralajmërimet e Mia dhe provoni t’i luftoni padrejtësitë vetë, që do të përhapen kur bota të drejtohet nga dora e bishës, dhe ju nuk do të jeni mjaft të fortë. Pranojini Dhuratat e Mia dhe ju do të qëndoni në këmbë, të sigurtë me dijen se Unë Jam duke ju mbrojtur ju dhe familjen dhe miqtë tuaj.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/05/11/the-miracles-i-promised-the-world-through-my-crusade-prayers-will-increase/