Kerko Mesazhet ketu

Sunday 30 June 2013

E Vërteta do t’ju çliroj. Gënjeshtrat do t’ju shkatërrojnë

E Dielë, 23 Qershor 2013

Bija Ime fort e dashur, sa thyhet Zemra Ime për vuajtjet e shërbëtorëve të Mi të dashur e të gjorë, të cilët tani po fillojnë të shikojnë rrëmujën, që po ju tregohet nga brënda Kishës Sime.

Atyre, Unë ju them këtë. Qëndroni dhe bëni çfarë duhet të bëni për të më shërbyer Mua, nën çatinë e Kishës Sime. Qëndroni të vendosur ndaj Mësimeve të Mia.

Mos pranoni shpjegime të reja dhe të ashtu-quajtura teologjike, se Kush Jam Unë; çfarë Unë bëra për njerëzimin apo se si Unë do të kthehem për të deklaruar të gjithë fëmijët e Hyjit, që e pranojnë Mëshirën Time. Besoni vetëm tek Fjala Ime e Shenjtë, e dhënë juve përmes apostujve të Mi dhe në Biblën Më Të Shenjtë. Gjithçka që ndryshon nga Sakramentet e Shenjta apo çfarë ju është thënë rreth domosdoshmërisë së shpëtimit – mos e pranoni atë.

Unë Jam e Vërteta. Juve ju është dhënë e Vërteta. Vetëm e Vërteta mund t’i shpëtoj shpirtrat tuaj nga dënimi. E Vërteta do t’ju çliroj. Gënjeshtrat do t’ju shkatërrojnë. Unë solemnisht i premtoj secilit prej jush, shërbëtorët e Mi të shenjtë e të çmuar, Hire të jashtëzakonshme, për t’ju ruajtur përballë persekutimit, pasi besimi juaj do të vihet në provë deri në kufi, nëse e recitoni këtë lutje.

Lutja e Kryqëzatës (110) Që priftërinjtë të qëndrojnë besnikë ndaj Fjalës Tënde të Shenjtë


O Jezusi im më i dashur, unë të lutem Ty të më mbash të fortë dhe të guximshëm, që të mund ta mbroj të Vërtetën në Emrin Tënd Më të Shenjtë.

Më dhuro Hirin e duhur – të përgjërohem – për ta dëshmuar Fjalën Tënde të Shenjtë në çdo kohë.

Më mundëso që t’i bëj ballë presioneve për të promovuar të pavërteta, kur unë e di në zemrën time se ato të fyejnë Ty.

Më ndihmo të mbetem besnik ndaj Fjalës Tënde të Shenjtë, deri në ditën kur të vdes. Amen.


Shërbëtorëve të Mi të shenjtë, Unë kam edhe një fjalë tjetër paralajmëruese për t’ju dhënë juve.

Ju duhet ta mbroni Dhuratën e Rrëfimit dhe dijeni se vetëm ata që kërkojnë shpengim për mëkatet e tyre dhe më pranojnë Mua, Jezu Krishtin, si çelësin drejt shpëtimit të tyre, do të bashkohen me Mua në Parajsë.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/06/23/the-truth-will-free-you-lies-will-destroy-you/