Kerko Mesazhet ketu

Friday 21 June 2013

Kurrë mos e bëni këtë, sepse është ai mëkat që, me hipokrizinë e vet, më indinjon Mua

E Mërkurë, 12 Qershor 2013

Bija Ime fort e dashur, ndërsa Unë përpiqem me gjithë Fuqinë Time për të ndezur shpirtrat e besimtarëve, së pari dhe për më tepër, në këto Mesazhet e Mia të Shenjta për botën, Unë duhet të paralajmëroj përsëri ata që flasin keq për Fjalën Time të Shenjtë. Kur Unë kërkoj shpirtrat e atyre të vakët në besimin e tyre, përse duhet që ata prej jush që pohojnë se flasin në Emrin Tim, e mohojnë të Vërtetën, kur ajo ju është dhënë nga Qengji I Hyjit përmes këtyre Mesazheve?

Cili njeri do t’ju fliste juve në këtë mënyrë, në Emrin Tim të Shenjtë dhe të guxonte të qëndronte para jush? As edhe një. Vetëm prej Fuqisë së Hyjit, Fjala Ime mund të bëhet e njohur tek ju në gjuhë të thjeshtë.

Njeriu do të vazhdoj të mëkatoj, nëse ai kryen mëkate, që janë të njëjta mes të gjithëve ju në botë ose nëse ato që janë të një natyre të rëndë. Ju jeni të gjithë mëkatarë.

Një mëkatar kurrë nuk mund të kritikoj një tjetër në Emrin Tim, vetëm po të jetë sipas Autoritetit Tim, përmes Veprës së Rrëfimit, e cila ju çliron nga mëkati, për një kohë të shkurtër. Asnjë mëkatar nuk mund të kritikoj një mëkatar tjetër në Emrin Tim, sepse kjo nuk është e drejta e tyre. Kur ju kritikoni një mëkatar tjetër, edhe nëse ata janë fajtor për veprimin madje më serioz kundër Hyjit, ju do të bëheni po aq të nxirë në shpirt sa ai person që ju e kritikoni hapur në Emrin Tim.

A nuk e dini se ju më shkaktoni Mua Dhimbje dhe hidhërim, kur ju lëndoni njëri tjetrin? A nuk më keni kuptuar Mua fare? A nuk e mësuat përse Unë vdiqa për ju? Ata prej jush që akoma nuk e kuptojnë të Vërtetën, ju duhet të dëgjoni tani. Unë nuk ju dënoj për mëkatet tuaja, sepse Unë ju dua dhe Unë do t’ju fal për çdo mëkat, pavarësisht se sa i tmerrshëm mund të jetë. Por kur ju e deklaroni veten tuaj, në Emrin Tim, të jeni të barabartë me Mua dhe të gjykoni një mëkatar tjetër duke përdorur Emrin Tim, Unë do t’ju dënoj ju gjithashtu.

Asnjë nga ju, pavarësisht se Unë ju dua, nuk mund të gjykoj një tjetër. Vetëm Mua, Jezu Krishtit, më është dhënë Autoriteti nga Ati Im të Gjykoj njerëzimin – askujt tjetër. Nëse ju e kryeni këtë mëkat, do t’ju duhet të përballeni me Gjykimin Tim. Kurrë mos e bëni këtë, sepse është ai mëkat që, me hipokrizinë e vet, më indinjon Mua.

Koha është pothuajse afër që njerëzimi të dëshmoj të Vërtetën. Jo shumë, përfshi ata që pohojnë besnikëri ndaj Meje, nuk do t’i përgjigjen Thirrjes Sime, deri kur Ati Im të hedhi shumë ndëshkime. Kaq të verbuar jeni ju ndaj të Vërtetës së Jetës së Përjetshme, kaq rezistues jeni për të dëgjuar Fjalën e Hyjit, sa e vetmja mënyrë që ju mund të dëgjoni është kur ndëshkimet bien mbi ju.

Kur të parat (ndëshkimet) e atyre të shumtave të bien mbi ju, shumë do të thonë se ato janë katastrofa natyrore, por kur ato të vërshojnë mbi ju aq shpejt, dhe kur ju nuk keni askund se ku të vraponi, vetëm atëherë ju do ta dini se është Dora e Hyjit, që bie mbi ju.

Ati Im do ta shkundi gjithë botën. Ata prej jush që dyshojnë se Ai Ekziston, do ta dinë se këto ngjarje nuk mund të shoqërohen vetëm me natyrën. Ata prej jush që besojnë tek Unë, por që i përqeshin këto Mesazhe Hyjnore, do të përtypni fjalët tuaja dhe do të doni të prisni gjuhën tuaj, sepse do ta kuptoni menjëherë, se sa më fyejnë Mua fjalët tuaja të liga. Jo vetëm që ju e mallkoni Hyjin, por ju pengoni këtë Mision Hyjnor të shpëtoj shpirtrat.

Për çdo shpirt që ju më mohoni Mua, ju do të vuani përjetësisht. Kur ju qëndroni të pabindur ndaj Fytyrës së Hyjit, ju nuk do të lejoheni ta bëni këtë. Kujtoni, pavarësisht se sa Unë ju dua, Unë do të ndërhyj, nëse ju përpiqeni të sabotoni Veprën e Hyjit në këtë Mision Final për të shpëtuar njerëzimin.

Koha që Libri i të Vërtetës t’i jepet botës po ndodh tani. Nëse ju më ndiqni Mua, por që nuk më pranoni Mua tani, kur Unë ju Thërras, mos u shqetësoni, sepse Unë nuk do t’ju Gjykoj ju. Por nëse ju përpiqeni të më ndaloni Mua të shpëtoj fëmijët e Hyjit, Unë do t’ju godas.

Jezusi juaj
Shpëtimtari i Njerëzimit

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/06/12/never-do-this-for-it-is-the-one-sin-which-by-its-hypocrisy-disgusts-me/