Kerko Mesazhet ketu

Friday 26 July 2013

Nëna e Shpëtimit: Mosmarrveshja në Romë do të bëj që shumë do të bien në udhë të gabuar

E Shtunë, 20 Korrik 2013

Bija ime, ndërsa trazirat brënda besimit të Krishterë shtohen, do të ketë akoma nga ata që janë besnikë ndaj Birit tim, të cilët prej forcës së tyre të besimit, do ta ruajnë dhe do ta mbrojnë Fjalën e Shenjtë të Hyjit.

Mosmarrveshja në Romë do të bëj që shumë do të bien në udhë të gabuar dhe që, pa e kuptuar, do të largohen nga Biri im, Jezu Krishti. Ata do të bien në gabim, sepse ata do të pranojnë doktrinat e reja që nuk vijnë nga Hyji. Lutuni, lutuni, lutuni për ata brënda kishave të Krishtere që do të bien në kurth për të pranuar gënjeshtrat e dhëna atyre nën maskën e atyre që pohojnë se janë të zgjedhur nga Biri im për ta shpallur Fjalën e Tij.

Të gjitha këto gjëra u janë treguar vizionarëve për shekuj me radhë dhe prapë shumë prej jush refuzojnë t’i pranojnë këto profeci. Unë e kam paralajmëruar njerëzimin për këto ditë të errëta që do të vijnë, sepse Biri im dëshiron që ju të jeni në gadishmëri kundër ëngjëjve të rënë që do ta infektojnë Kishën e Tij në tokë. Lotët e mia bien rrëke, sepse kaq shumë nga shërbëtorët e shenjtë brënda Kishës i mohojnë shfaqjet e mia. Këto shfaqje ishin të aprovuara nga Hyji për ta bërë njerëzimin të vetëdijshëm mbi rreziqet që shpirtrat do të hasnin nëse nuk do t’ju jepej e Vërteta më përpara.

Profecitë e dhëna juve në La Salette dhe në Fatima janë me një rëndësi të madhe. Përse kaq shumë që pohojnë se më duan mua, Nënën e tyre, e shpërfillin cfarë që unë i tregoj botës. Ju nuk keni dëgjuar dhe e keni lejuar veten të mashtroheni.

Është koha të kujtoni se errësira, që e ka përfshirë Kishën e Birit tim në tokë, është shkaktuar nga i ligu i cili ka manipuluar shumë. Kjo errësirë nuk mund të vij nga Biri im dhe, si e tillë, Trupi i Tij Mistik – Kisha e Tij – mbetet e paprekur. Ata që qëndrojnë të vërtetë ndaj Trupit të Tij Mistik nuk do të devijojnë nga e Vërteta. Ata që e tradhëtojnë Kishën e Birit tim dhe refuzojnë Mësimet e Tij duke adoptuar praktika të reja, të cilat janë fyese ndaj Jezu Krishtit, e largojnë veten e tyre nga Mëshira e Tij.

Ju duhet ta dini se kur Kryqi i Birit tim të përpunohet për t'u dukur ndryshe, dhe kur mënyra me të cilën Sakrifica e Meshës të jetë ndryshuar në emër të modernizimit, atëherë ju do ta shikoni mungesën e respektit për Birin tim ashtu si këto gjëra paraqiten.

Ju kurrë nuk duhet ta tradhëtoni Birin tim. Ai ka vuajtur kaq shumë dhe përsëri, disa prej atyre brënda Kishës së Tij do të bien në gabim dhe do ta kryqëzojnë Atë edhe njëherë. Kur ju të dëshmoni këto ngjarje, ju do ta dini se kohët po ndryshojnë dhe se beteja finale midis Hyjit dhe bishës po ndodh.

Nëna juaj e dashur
Nëna e Shpëtimit

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/07/20/mother-of-salvation-the-fallout-in-rome-will-result-in-many-being-led-astray/