Kerko Mesazhet ketu

Wednesday 21 August 2013

Ata së shpejti do t’i përdorin kishat si vënde për të bërë tregëti dhe për të nxjerrë përfitime

E Martë, 13 Gusht 2013

Bija Ime e dashur, çfarë trishtimi do të ndjehet nga Katolikët dhe të Krishterët, në mbarë botën, kur të shikojnë se si kishat e tyre dhe vëndet e adhurimit do të kthehen në vënde argëtimi.

Shumë aktivitete do të mbahen nëpër kishat, të cilat janë për të më bërë nderime Mua, por që do ta fyejnë Emrin Tim. Ata së shpejti do t’i përdorin kishat si vënde për të bërë tregëti dhe për të nxjerrë përfitime. Të gjitha këto gjëra kanë për të ndodhur dhe ata që më duan Mua, do të lotojnë me trishtim të madh. Sa do të vuajnë këta shpirtra të gjorë, pasi do t’ju duhet t’i luftojnë blasfemi të tilla. 

Herezitë që ju imponohen atyre t’i gëlltisin do të thotë se fare pak respekt do të tregohet ndaj shpirtrave të tillë gjatë shumë praktikave dhe ceremonive, që e fyejnë Zotin. Do të ketë këngë, të qeshura, zëra të lartë dhe recitime përrallash, të cilat nuk kanë fare të bëjnë me Mua. Prapë të gjitha këto vepra të ndyra do të kryhen në Kishat e Mia dhe para Meje.

Bija Ime, dëgjoje tani Premtimin Tim. Unë do të shkoj në fund të Botës për të shpëtuar çdo mëkatar. Por, kaq të infektuar do të bëhen shpirtrat, sa pavarësisht se çfarë Unë bëj për ata, ata kurrë nuk do ta pranojnë Mëshirën Time, madje edhe në pikën e vdekjes, edhe pse do ta dinë se Ferri i pret ata.

Megjithatë, ju duhet ta pranoni se shpirtrat do të jenë të humbur për Mua, sepse ligësia e tyre është kaq e rrënjosur brënda shpirtrave të tyre sa asnjë ndërhyrje nuk do t’i ndante ata nga bisha. 

Çfarë Unë duhet t’ju them është kjo. Mos i lejoni ata që janë të infektuar nga i ligu t’ju largojnë nga Unë përmes gënjeshtrave të tyre. Kur ju i pranoni gënjeshtrat, të diktuara prej atyre që nuk më nderojnë Mua, ju do ta dobësoni besimin tuaj – madje edhe nëse është vetëm një, në një aspekt në lidhje me Mësimet e Mia. Nëse ju dorëzoheni ndaj një kërkese të vetme, e sajuar për ta ndryshuar interpretimin tuaj ndaj çfarë Unë ju kam treguar, kjo do të thotë se ju do të lejoni të ligun t’ju tundoj, më me forcë, për t’u larguar nga Unë. 

Mbulojini veshët me duar kur blasfemitë të derdhen nga goja e bishës. Mos pranoni asgjë që do t’i tradhëtoj Sakramentet e Mia apo Mësimet e Mia. Kthehuni nga ana tjetër dhe më ndiqni Mua sepse, kur të gjitha këto gjëra të ndodhin, do të jetë vetëm një udhë ku ju mund të kaloni. Kjo është Udha Ime – Udha e të Vërtetës. Vetëm e vërteta e plotë është e pranueshme. Një gjysëm e vërtetë do të thotë se ajo bëhet një gënjeshtër.