Kerko Mesazhet ketu

Tuesday 17 September 2013

Asnjë shërbëtor i shenjtë i Imi nuk mund të dënoj ndonjë në Emrin Tim

E Enjte, 5 Shtator 2013

Bija Ime fort e dashur, sa pak prej atyre që besojnë në Hyjin, apo që më pranojnë Mua si Birin e Njeriut, më duan Mua me të vërtetë. Ata thonë se më duan, por shumë prej tyre nuk jetojnë sipas Mësimeve të Mia. Ju nuk mund të thoni se më doni Mua dhe pastaj të dënoni të tjerët. Ju nuk mund të lëndoni një person tjetër, përmes fjalëve të ashpra dhe pastaj të thoni se ju më doni Mua, në të njëjtën kohë.

Kush mesh jush është pa mëkat? Cili prej jush e lartëson vetveten para Meje dhe pastaj flet egërsisht kundër një tjetri? Ju kurrë nuk do të jeni në gjëndje të thoni se flisni në Emrin Tim kur ju e fyeni një tjetër. Kjo është një ofensë ndaj Hyjit dhe ata prej jush që sillen në këtë mënyrë më fyejnë Mua. Ata prej jush që flasin keq për një tjetër, kur ju thoni se më mbroni Mua, ju veçse e largoni veten nga Unë. Dhe prapë ju mendoni se veprat tuaja janë të justifikueshme. Kur menduat ju se Unë do ta mbështesja një sjellje të tillë dhe përse besoni se e keni autoritetin t’i bëni këto gjëra?

Kur ju i jeni dedikuar Shërbimit Tim dhe pastaj flisni fjalë të ashpra kundër ndonjë fëmije të Hyjit, ju kryeni një mëkat të rëndë. Asnjë shërbëtori i shenjtë i Imi nuk mund të dënoj dikë në Emrin Tim. Ju mund të jeni të njohur me Mësimet e Mia – ju mund të jeni të ditur rreth gjithçkaje që përmbahet në Librin e Atit Tim, por kur ju e fyeni një tjetër, në Emrin Tim, Unë do t’ju flak tutje. Do të kërkohet shumë pendesë nga ana juaj për të kërkuar përsëri Favorin Tim dhe madje atëherë, kur ju të më luteni Mua t’ju fal, do të duhet shumë kohë para se ju të jeni të denjë të vini para Meje përsëri.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/09/05/no-sacred-servant-of-mine-can-condemn-anyone-in-my-name/