Kerko Mesazhet ketu

Friday 6 September 2013

Farizenjtë fshikulluan dhe vranë shumë para se përfundimisht të më kryqëzonin Mua

E Hënë, 26 Gusht 2013

Bija Ime fort e dashur, para se Unë të kryqëzohesha, shumë gënjeshtra të urryeshme u krijuan për Mua nga armiqtë e Mi. Nga Farizenjtë mbaheshin mbledhje, shumë herë, për të vendosur se çfarë të bënin me Mua. Ata nuk do e pranonin, as edhe për një sekondë, se Unë isha dërguar nga Zoti për të shpëtuar njerëzimin. Sa më urrenin ata Mua. Sa ju bërtisnin dhe i torturonin ata dishepujt e Mi, që u kapën prej tyre.

Farizenjtë fshikulluan dhe vranë shumë para se përfundimisht të më kryqëzonin Mua. Egërsia dhe ligësia e tyre ishin kundër Mësimeve të Zotit dhe Biblës Më Të Shenjtë. Kjo nuk i ndaloji ata, kur më ndiqnin Mua. Ata do predikonin Fjalën e Zotit dhe pastaj do ta kundërshtonin Fjalën e Zotit – të gjitha në të njëjtën kohë. Jo vetëm që më dënonin Mua, por ata deklaronin se Zoti kurrë nuk do të dërgonte një Mesia të këtij lloji. 

Ata i përbuznin njerëzit e përulët dhe të varfër dhe ata që i konsideronin të paditur teologjikisht. Urrejtja e tyre për Mua i frikësonte shumë shpirtra të gjorë, që frekuentonin tempujt. Ata që pyesnin përse Farizenjtë më dënonin Mua, ishin vetë të dënuar, që guxonin të vinin në pyetje arsyet e tyre për të më refuzuar Mua.

Kishte shumë profetë të rremë që predikonin, kur Unë eca në Tokë dhe Unë konsiderohesha të isha i marrë dhe nuk duhesha toleruar. Shumë nga këta profetë të rremë citonin nga Libri i Zanafillës dhe bënin deklarata qesharake, të cilat ishin fyese ndaj Zotit, dhe prapë ata toleroheshin dhe ju jepej pak vëmëndje.

Edhe pse mrekullitë, që Unë i kryeva, u dëshmuan, ata prapë nuk i hapën sytë ndaj të Vërtetës, sepse ata nuk donin të shikonin. Priftërinjtë e asaj kohe bënë shumë fjalime publike, të cilat më dënonin Mua si të isha biri i Satanit dhe i paralajmëronin ata që shiheshin të shoqëroheshin me Mua se do të përjashtoheshin nga tempujt. 

Ata më refuzonin Mua sepse ata nuk mund ta pranonin origjinën Time të përulët dhe sepse Unë nuk isha i mësuar sipas pikpamjeve të tyre të larta. Prandaj, ata arritën në konkluzion se Unë nuk mund të isha Mesia. Ata menduan se Mesia do të vinte nga brënda radhëve të tyre. Dhe prandaj, ata e urrenin gjithçka rreth Meje. 

Ata ndjeheshin të kërcënuar nga Fjalët e Mia, që pavarësisht nga refuzimi i tyre për Mua, i prekte ata në një farë mënyre, që ata nuk e kuptonin.

Ata nuk ishin të pregatitur për Ardhjen Time të Parë. Ata sigurisht nuk janë të pregatitur për Ardhjen Time të Dytë, sot. Kushdo që guxon të thotë se është një profet, i dërguar për të paralajmëruar fëmijët e Zotit për Ardhjen e Dytë, do të tolerohet, vetëm kur nuk e zbulon të Vërtetën. 

Por kur një profet i vërtet e zbulon veten dhe flet Fjalën e Zotit, ai apo ajo do të urrehet dhe do të dënohet publikisht. Kur të shikoni përndjekje të vërteta të kthehen përsëri, të bazuara mbi mosnjohjen e Premtimeve të bëra nga Unë, dhe kur urrejtja të jetë aq e egër sa keqbërësit e thyejnë Fjalën e Zotit, ju do ta dini atëherë se jam Unë që ata urrejnë. Vetëm Unë mund të tërheq urrejtje të tillë mes mëkatarëve.

Vetëm Zëri Im trazon kundërshtim të tillë.

Po të vija në Tokë, në këtë kohë, ata do të më kryqëzonin Mua përsëri. Ata që pohojnë se më duan Mua dhe që udhëheqin dishepujt e Mi në Kishën Krishtere, për fat të keq, do të jenë të parët të ngulin gozhdën e parë në Trupin Tim.

Mbajeni mënd se asnjë prej jush nuk është i denjë të vendoset para Meje. Asnjë prej jush nuk e ka autoritetin ta dënoj publikisht Fjalën Time, kur ju nuk më njihni Mua. Ju, që më kundërshtoni Mua, kur Unë përpiqem të përmbush Besëlidhjen Përfundimtare të Atit Tim, nuk kanë aspak turp. Krenaria juaj më neverit Mua. Ju keni dënuar shpirtrat tuaj, në Sytë e Mi. Ju nuk keni mësuar asgjë rreth Meje. Ju nuk besoni në Shkrimin e Shenjtë sepse ju e mohoni se Ardhja Ime e Dytë do të ndodhi.

Juve do t’ju kërkohet të numëroni shpirtrat që ju më keni humbur Mua në ditën e fundit. Në atë ditë, ndërsa ju bërtisni për Mëshirën Time, ju nuk do të jeni në gjëndje të më shikoni Mua në Sy.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/08/26/the-pharisees-scourged-and-murdered-many-before-they-finally-crucified-me/