Kerko Mesazhet ketu

Tuesday 10 September 2013

Gëzim i madh do të ndodhi ngado. Kjo do të zgjasi 100 ditë

E Premte, 30 Gusht 2013

Bija Ime fort e dashur, të lutem siguro që çdo komb i dëgjon Profecitë e Mia, që ata të mund të pregatiten për Tokën e ripërtërirë, të mbrekullueshme – Parajsën e Re. Çdo fëmije të Hyjit i takon trashëgimia e tij apo e saj dhe prandaj, ashtu si ata do të pregatiteshin për një dasëm të madhe, ata duhet të fillojnë të planifikojnë për këtë Ditë të Madhe.

Unë i Bëj Thirrje Hebrenjëve, Myslimanëve dhe të Krishterëve, si dhe çdo besimi tjetër, të më dëgjojnë Mua tani. Asnjë nga ju nuk do të mbetet pa u prekur nga ligësia e antikrishtit. 

Por nëse ju pregatiteni tani, ju do të bëheni të paprekshëm ndaj vuajtjes që ai do të shkaktoj në botë, duke e marrë Vulën e Hyjit të Gjallë dhe ta mbani atë
 në shtëpitë tuaja.

Kur Fjala e Hyjit, Fjala e Vërtetë, t’ju bëhet e njohur, ju duhet të ndaloni dhe të dëgjoni, sepse ajo do t’ju çoj drejt Portave të Qiellit të Ri dhe Tokës së Re. Kjo Parajsë e Re po ju pret dhe do të bëhet shtëpi për miliarda shpirtra, përfshi ata që janë duke pritur në gjëndjen e Purgatorit dhe në Qiell. Unë do t’i bashkoj të gjithë ata, zemrat e të cilëve janë të hapura ndaj Urdhërit të Hyjit, dhe që do të ndjejnë Dashurinë e Mëshirës Sime.

Ju lutem të mos i trëmbeni kësaj Dite, sepse ajo do t’ju sjelli lumturi, paqe dhe gëzim të madh. Mbretëria Ime do t’ju habisi, për arsye të bukurisë së saj mahnitëse. Shumë prej jush i trëmben Mesazheve të Mia sepse ju besoni se Ardhja e Dytë do të thotë vdekje – fundi. Por ky do të ishte një supozim i pasaktë.

Ata prej jush që vijnë tek Unë me dëshirë, pa asnjë kusht, me përulësi dhe dashuri, nuk do ta përjetojnë dhimbjen e vdekjes fizike. Në të kundërt, sa hap e mbyll sytë, ju do ta gjeni veten në rrethanat tuaja të reja. Kjo do t’ju trondisi në fillim dhe ju do të shikoni menjëherë rreth e rrotull jush për të gjetur të dashurit tuaj. Unë do të shpëtoj aq shumë shpirtra sa ju do të jeni me familjet tuaja, përfshi ata që ju i doni, ata që tashmë janë me Mua në Qiell dhe ata që Unë do t'i çliroj nga flakët e Purgatorit.

Gëzim i madh do të ndodhi ngado. Kjo do të zgjasi 100 ditë. Parajsa Ime e Re do të ketë vetëm një fe, Jeruzalemin e Ri, ku Unë do të adhurohem çdo ditë. Të gjithë do të bashkohen me Vullnetin e Shenjtë të Atit Tim. Do të jenë 12 kombe, por vetëm një gjuhë, sepse Unë nuk do ta lejoj ndarjen.

Unë do të caktoj udh
ëheqës dhe në çdo komb nuk do të ketë më mungesë ushqimi, uji, shtëpie apo jete. Nuk do të ketë më vdekje, sepse Unë do t’ju jap të gjithëve atyre që hyjnë, Jetën e Përjetshme. Të gjitha kombet do të punojnë së bashku për të përhapur Fjalën e Hyjit, dhe lumturia, që është e pamundur të fitohet në Tokë sot, do të jetë një nga Dhuratat më të mëdha që Unë do t'ju dhuroj. Ju do të duheni shumë dhe ju do të më doni Mua, ashtu si Unë ju dua ju.

Shumë prej jush do të takojnë brezat e familjeve tuaja, që shkojnë deri në shekuj. Brezat do të vashdojnë dhe kështu ju do të shikoni bijtë dhe bijat tuaja të martohen dhe të japin fëmijë të përkryer të Hyjit – secili i bekuar me Hiret e mëdha. Kreu i Kishës Sime do të jetë caktuar dhe emri i tij është Pjet
ër, sepse Unë premtova se ai do të formonte Kishën Time në Tokë. Dhe kështu, në Parajsën e Re ai do të drejtoj Kishën Time.

Oh sikur vetëm Unë të mund t'ju tregoja se çfarë shtrihet para jush, ju do të derdhnit lotë gëzimi dhe do të luftonit të arrinit tek Portat. Prandaj, ju lutem të gjithëve ju, t’i shpërfillni përpjekjet për t’ju ndaluar në kërkimin tuaj për Jetën e Përjetshme. Shpërfillini ata që ju thonë se Unë nuk Ekzistoj. Mos i besoni ata që përdorin Fjalën Time të Shenjtë për t’ju bindur se Unë nuk ju flas tani përmes këtyre Mesazheve.

Ju duhet të luftoni që të gjithëve ju t’ju jepet kjo trashëgimi e lavdishme, sepse asnjë njeri nuk e ka të drejtën t’i mohoj një tjetri këtë trashëgimi të madhe, e cila i përket gjithkujt, pavarësisht se sa të nxirë mund të jenë shpirtrat e tyre. Unë Jam duke ju dhënë mjetet për të më sjellë Mua shpirtrat, ngado, që të gjithë së bashku ne të mund ta shkatërrojmë punën e Satanit dhe të futemi menjëherë në Botën e Re.

Paqja Ime qoftë me ju.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/08/30/great-rejoicing-will-take-place-everywhere-this-will-last-100-days-2/