Kerko Mesazhet ketu

Wednesday 4 September 2013

Ky zjarr do të bier gjithashtu mbi armiqtë e Tokës si dhe ata që i persekutojnë këta Dy Dëshmitarë

E Shtunë, 24 Gusht 2013

Bija Ime fort e dashur, ti dhe të gjithë ata që janë bekuar me Të Vërtetën, duhet ta dini se zemërimi i Satanit po rritet kundër këtij Misioni. Ndërhyrja e tij e guximshme do të thotë se ai tani e ka treguar veten fizikisht para teje, për herën e tretë. Ai rënkon nga dhimbja, por nuk mund ta duroj Dritën Time, që është e pranishme brënda teje. 

Ti duhet ta fitosh forcën e duhur, përmes recitimit të Ruzares së Shenjtë, me qëllim që ta pengosh ata të të sulmoj. Oh, sikur ta shikonin shpirtrat se çfarë Unë të lejoj ty të durosh për hir të këtij Misioni, ata do të binin në tokë nga tronditja.

Ata që më fyejnë Mua gjatë pregatitjes Sime për të shpëtuar shpirtrat, do të flaken tutje ndërsa kjo betejë të intensifikohet, para se antikrishti t’i paraqitet botës. Kur ju bëheni të bindur dhe nuk vini asgjë në pyetje, gjë që Unë e kërkoj nga ju, Unë mund të shpëtoj më shumë prej jush dhe t’ju shkëpus nga mbërthimi i mashtrimit, që do të mbillet në mëndjet tuaja nga i ligu.

A nuk më besoni Mua për t’ju mbrojtur ju? A nuk e dini se kur ju pranoni Hiret që Unë ju jap, për t’ju ndihmuar të duroni dhimbjen e refuzimit, ato janë pakuptim nëse shpirti pranues ka rezervime apo dyshime? Unë nuk mund t’ju mbush ju me forcën, guximin dhe Dhuratën e Shpirtit të Shenjtë, nëse ju keni frikë dhe fshiheni. Ju duhet të jeni të hapur ndaj Thirrjes Sime, Dashurisë Sime, Dhuratave të Mia.

Vulat e përmbajtura brënda Librit të Zbulesës janë hapur tashmë. Tani që ato janë hapur, zjarri do të luftoj me zjarrin. Kur të shpërthej zjarri i urrejtjes, në kohën kur bisha po pregatitet, zjarr do të bier mbi Tokë nga Ati Im. Kjo luftë nuk do të jetë vetëm një luftë shpirtërore. Toka do të lëkundet, do të çahet dhe zjarri do ta djegi atë, kur Ati Im të shkaktoj ndëshkimet, me qëllim që Ai të vonoj veprimet e grupit djallëzor

Fuqia e Atit Tim është për t'u patur frikë nga ata që i ndjekin, verbërisht, gënjeshtrat, që po shkaktohen mbi botë nga i ligu. Ai do të hakmerret për çdo vepër të lig të kryer nga secili prej jush – me vetëdije apo jo, kur ju i bëni nderime armikut të Zotit. Fuqia e dhënë Dy Dëshmitarëve të Mi – Kishës të Krishtere dhe Shtëpisë së Izraelit – do të thotë që zjarr do të dali nga gojët e tyre, kur ata të përhapin Flakët e Shpirtit të Shenjtë. Ky zjarr gjithashtu do të bier mbi armiqtë e Tokës dhe ata që i persekutojnë këta Dy Dëshmitarë. 

Mos e nënvlerësoni betejën për shpirtrat, sepse ajo do të jetë e tmerrshme për ata që e mohojnë Fjalën e Zotit. Ata që e mbështesin atë, do të jenë të mbrojtur, me qëllim që shpallja e të Vërtetës prej tyre t’ju jepet atyre që nuk e kanë idenë se çfarë i ka ndodhur njerëzimit.

Prandaj dhe ju duhet t’i pranoni Hiret e Mia, për t’ju dhënë forcën që ju duhet për të luftuar në Ushtrinë Time, me qëllim që Unë t’i jap fund ligësisë.

Jezusi juaj


Mesazhi ne anglisht:
https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/08/24/this-fire-will-also-be-cast-down-upon-the-enemies-of-the-earth-and-those-who-persecute-these-two-witnesses/