Kerko Mesazhet ketu

Sunday 13 October 2013

Nëna e Shpëtimit: Vetëm pak do të jenë mjaft të guximshëm për ta shpallur hapur Fjalën e Hyjit gjatë Kryqëzimit të Kishës së Birit tim mbi Tokë

E Mërkurë, 25 Shtator 2013, ora 12:15

Bija ime, Kryqëzimi i Kishës së Birit tim mbi Tokë ka filluar me të vërtetë dhe të gjitha shenjat kanë filluar të duken. At
ëherë kur Biri im u gozhdua në Kryq, vetëm një nga apostujt e Tij qëndroi me Atë deri në fund dhe po kështu, fare pak nga dishepujt e Tij në Tokë do të guxojnë të duken se e mbrojnë Trupin e Tij Mistik në Tokë, kur të plaçkitet, persekutohet dhe pastaj të shkatërrohet plotësisht.

Vetëm pak prej atyre që premtuan besnikëri ndaj Birit  tim i vështruan goditjet e Tij me kamzhik apo ecën p
ërkrah Atij në ngjitjen e Malit të Kalvarit. Unë kisha vetëm 4 dishepuj besnikë – kushërirën time Mari, Marta, Maria Magdalene dhe Gjonin – për të më mbajtur dhe për të më ndihmuar mua në hidhërimin tim kur m’u desh të dëshmoja torturën e tmerrshme të Birit tim. Shumë do të ndjekin udhëzimet e Birit tim, përmes këtyre Mesazheve të shenjta për botën, por vetëm pak do të jenë mjaft të guximshëm për ta shpallur hapur Fjalën e Hyjit gjatë Kryqëzimit të Kishës së Birit tim mbi Tokë.

Trishtimi im në këtë kohë është i madh pasi gjithçka që u paratha nga unë gjatë shfaqjeve në La Salette dhe në Fatima po shpalosen tani para ju të gjithëve, por shumë prej jush janë të verbër. 

Ata prej jush që përkushtuan orë të tëra para meje tek faltoret e mia më të shenjta duhet të vini dhe të më kërkoni mua, Nënën tuaj, t’i hapi sytë tuaj ndaj të Vërtetës. Ju duhet të më kërkoni mua t’i përkushtoj zemrat dhe shpirtrat tuaj tek Biri im, përndryshe edhe ju gjithashtu do ta mohoni Atë.