Kerko Mesazhet ketu

Sunday 17 November 2013

Drita e Hyjit do të ndriçoj mbi ju dhe Unë premtoj se ju nuk do të ndjeheni vetëm

E Martë, 5 Nëntor 2013, ora 11:00

Bija Ime fort e dashur, Hyji ka filluar tashmë pregatitjet përfundimtare për të siguruar që shpëtimi t
ë sillet për të gjithë fëmijët e Tij. Sa shumë prej jush jeni të pavetëdijshëm se çfarë do të thotë pikërisht Ardhja e Dytë dhe, prandaj, ju nuk e pregatisni veten. Shumë prej jush nuk besojnë se kjo do të ndodhi për një kohë shumë të gjatë. 

Prandaj, vetëm ata që janë me të vërtetë të pregatitur do të jenë gati të më përshëndesin Mua, Dhëndrin e tyre, të veshur dhe të paraqitur tek Unë ashtu si duhet. Të tjerët do të jenë në gjumë, të papregatitur dhe të hutuar. Disa nuk do të besojnë tek Unë deri kur Unë të shihem në çdo pjesë të botës. Disa do të vdesin nga tronditja, por pjesa më e madhe do të jetë e mbushur me gëzim dhe mrekulli. Ata që e lejojnë veten të mashtrohen do të falen nëse më luten Mua t’ju dhuroj imunitet. 

Për fat të keq, shumë do ta refuzojnë Mëshirën Time të Madhe sepse zemrat e tyre janë kthyer të ngurta dhe asgjë nuk do t’i hapi ato.

Koha që vijon do të jetë e mbushur me shfaqje të m
ëdha dhe Hire të veçanta të hedhura mbi ju. Unë e bëj këtë për t’ju bërë të fortë dhe më të fortë, me qëllim që ju të mos e shisni shpirtin tuaj për kënaqësitë e botës. Sa vjen e më shumë prej jush do të afrohen më shumë pranë Meje dhe ndërsa Unë i flas shpirtit tuaj, ju do të ndjeheni në paqe mes tmerrit të braktisjes së madhe. Kur ju ta dëshmoni këtë tmerr, ju do të jeni të pajisur më mirë për t’i bërë ballë dhe për t’i ndihmuar të tjerët. 

Drita e Hyjit do të ndriçoj mbi ju dhe Unë premtoj se ju nuk do të ndjeheni vetëm, madje edhe kur të refuzoheni prej atyre që nuk dinë më mirë. Kur Unë eca në Tokë, Farizenjtë larguan kaq shumë nga Unë. E njëjta gjë do të ndodhi tani. Shumë prej jush do të inkurajoheni, jo vetëm të refuzoni Thirrjen Time nga Qielli në këtë kohë, por edhe Mësimet e Mia. Mësimet e Mia kurrë nuk mund të ndryshojnë, sepse ato janë e Vërteta dhe vetëm e Vërteta mund t’ju shpëtoj juve.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/11/05/the-light-of-god-will-shine-down-on-you-and-i-promise-that-you-will-not-feel-alone/