Kerko Mesazhet ketu

Monday 18 November 2013

Hyji Atë: Asnjë vlerësim shkencor nuk do të ketë kuptim kur dy diej të shihen

E Dielë, 10 Nëntor 2013, ora 15:00

Bija Ime më e dashur, Dëshira Ime është të mbledh të gjithë fëmijët e Mi së bashku, shumë shpejt, për të dëshmuar Premtimin Tim. Dhurata Ime e Madhe do të vij në mes të persekutimit të tmerrshëm shpirtëror, kur gjithçka që Unë Jam do të mohohet. Zota të rinj, ku asnjë prej të cilëve nuk ekziston, do të sillen në botë. Të mbuluar me një perde vezulluese, ato do të krijohen për të ndaluar gjithë besimin në Ekzistencën Time. E gjithë kjo herezi do ta shuaj Dritën e Hyjit.

Së shpejti, yjet nuk do të ndriçojnë më me intensitetin e tyre të madh. Së shpejti, shenja të reja, të papritura, që do të sfidojnë gjithë kuptimin njerëzor të shkencës, do të tregohen nga Unë, tek një bot
ë jobesimtare, kur fillimet e Ndërhyrjes Sime të shfaqen. Asnjë vlerësim shkencor nuk do të ketë kuptim kur dy diej të shihen. Asnjë shpjegim, sipas njohurive të kufizuara të njeriut, nuk do të ketë kuptim. Prapë, ata do ta marrin çdo shenjë, të dhënë botës nga Qielli, dhe do të thonë se kjo jetë tjetër njerëzore ekziston në univers.

Unë Jam Krijuesi i gjithë jetës. Unë e krijova njeriun. Unë e krijova botën. Kurrë mos e mohoni këtë, sepse kur ju e bëni këtë ju ndiqni një doktrinë të rreme. Çdo ndërhyrje nga Qielli – dhe do të ketë shumë – do të shpjegohet ndryshe. Kur të shikoni këto shenja, dijeni se Dita e Ardhjes së Dytë është afër.

Unë ju kërkoj, fëmijë të dashur, që kurrë të mos më mohoni Mua apo të mohoni Premtimin Tim për t’i sjellë botës paqen dhe pajtimin përfundimtar, që është e juaja nëse ju e pranoni atë sipas Kushteve të Mia dhe jo tuajat. Vullneti Im është gati të kryhet më në fund. Për t’ju pregatitur juve, Unë do t’i tregoj botës shumë mrekullira në qiell, në univers dhe në sistemin planetar. Kur ju të dëshmoni këto ngjarje, Unë dua që ju të jeni të gëzuar, sepse ju do ta dini se Unë Jam duke lajmëruar kthimin e Birit Tim për të përfunduar Premtimin Tim për shpëtimin e përjetshëm.

Fshihini lotët nga sytë tuaj. Unë e di se sa të vështira do të jenë sprovat tuaja. Unë i referohem të gjithë Fëmijve të Mi, përfshi besimitarë dhe jo-besimtarë, si dhe ata që janë fajtor për mëkatin e tmerrshëm – asnjë prej jush nuk është i përjashtuar. Kur ju bashkoheni me Birin Tim, ju do të bëheni pjesë e Tij dhe ju do të mbretëroni me Atë në Parajsë, përgjithmonë.

Ati juaj i dashur
Hyji Më I Larti

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/11/10/god-the-father-no-scientific-evaluation-will-make-sense-when-two-suns-are-seen/