Kerko Mesazhet ketu

Tuesday 5 November 2013

Ju jeni brezi, që do t’ju duhet të dëshmoni Kryqëzimin përfundimtar të Kishës Sime

E Mërkurë, 22 Tetor 2013, ora 13:30

Bija Ime fort e dashur, shërbëtorët e Mi të dashur do të bashkohen me Mua – më pak se gjysma prej tyre – por besnikëria e tyre ndaj Meje do ta ndihmoj Ushtrinë Time të mbijetoj dhe të rritet për të përhapur Ungjillin gjatë errësirës globale, që do të ndjehet gjatë kësaj, braktisjes më të madhe të të gjitha kohërave.

Mungesa e respektit për Mua, Jezu Krishtin, po bëhet e dukshme në të gjitha kombet, në vëndet publike dhe në Kishat e Mia. Dëshira Ime tani është që ta pregatis Ushtrinë Time si duhet. Mos i lejoni, 
ndjekësit e Mi të dashur, këto gjëra t’ju shqetësojnë juve, sepse ato vetëm do t’ju shpërqëndrojnë kur Unë kërkoj që ju të jeni të fortë në besimin tuaj. Ashtu si dyert u përplasën në fytyrën e Nënës Sime, kur ajo përpiqej të gjente strehë, pikërisht para Lindjes Sime, po ashtu dyert do të mbyllen në fytyrën tuaj. 

Dijeni se kur këto dyer t’ju përplasen në fytyrë nga ata shërbëtorë të gënjyer në Kishën Time, ju duhet të ktheheni atëherë vetëm tek Unë. Dijeni gjithashtu se ata që pohojnë të jenë njerëz të shenjtë, të ditur në Shkrimin e Shenjtë dhe Mësimet e Kishës Sime, do të radhiten dhe do të jenë të parët t’ju dënojnë, sepse ju po ndiqni të Vërtetën. Unë i referohem të gjithë shpirtrave në botë që më duan Mua dhe që e njohin të Vërtetën dhe jo, me patjetër, ata që i ndjekin këto Mesazhet e Mia për mbarë botën.

Dhurata e Shpirtit të Shenjtë do të bier vetëm mbi ata që janë të denjë ta marrin këtë Dhuratë të çmuar nga Hyji. Ata që janë bosh me Shpirtin e Shenjtë do të çirren me abuzime dhe do të përpiqen t’ju bindin të ndiqni herezitë, që së shpejti do të dalin jashtë kontrollit në të gjitha kishat e Krishtere. Sa më shumë që ata tregojnë frikën e tyre për këto Mesazhe, aq më shumë ata do t’ju godasin juve. Ju duhet ta shpërfillni helmin e tyre të tmerrshëm dhe të qëndroni të heshtur. Këto ditë janë pothuajse afër. Disa prej jush tashmë do të kenë vënë re kundërshtimin e fortë, që do t’ju duhet të duroni për shkakun Tim.

Ju jeni brezi, që do t’ju duhet të dëshmoni Kryqëzimin përfundimtar të Kishës Sime, por dijeni këtë. Prej hirit do të ngrihet Trupi Im I Lavdishëm, Jeruzalemi I Ri, dhe ju do të jeni zgjedhur të mbretëroni n
ë mes 12 kombeve. Kur ju qëndroni besnikë ndaj Meje, Unë do t’ju ngre në lavdi dhe Qielli dhe Toka do të jenë tuajat, në botën që do të vij. Ju duhet të qëndroni të ngulitur vetëm tek Unë, përgjatë dëshpërimit të paturpësisë, sepse do të jetë e shkurtër. Dhe pastaj, asgjë nuk do t’ju ndaj më juve nga Unë.