Kerko Mesazhet ketu

Monday 11 November 2013

Kisha Ime u ndërtua mbi të Vërtetën dhe asgjë tjetër veçse e Vërteta do të rrjedhi prej buzëve të saj

E Dielë, 27 Tetor 2013, ora 23:30

Bija Ime fort e dashur, kur Kisha Ime të duartrokitet hapur nga një botë jobesimtare dhe krenare, atëherë dije se t
ë dy grupet e ndara janë gati të bashkohen në një. Kur Kisha Ime të përkrahi botën jobesimtare, të bëhet politikisht e motivuar prej saj, dhe të kërkoj miratim në botën e politikës dhe të biznesit, dijeni atëherë, se Unë kurrë nuk do ta pranoj një veprim të tillë.

Kisha Ime u ndërtua mbi Fjalën Time. Kisha Ime u ndërtua mbi të Vërtetën dhe asgjë tjetër veçse e Vërteta do të rrjedhi prej buzëve të saj. Kur Kisha Ime flet, me Autoritetin Tim, kundër mëkatit, ajo gjithmonë do të pësoj kritika, sepse njeriu gjithmonë do ta mbroj mëkatin. Mëkati e bën jetën e tij më të pranueshme për atë dhe të tjerët dhe ai do të bëj çdo përpjekje për ta dëklaruar Ferrin të jetë i kotë. Kur Kisha Ime të flasi vetëm për këtë botë, fatkeqësitë e saj, problemet e saj, për vuajtjen e njeriut dhe nuk predikon Fjalën e Hyjit, ajo e shkëput veten nga Unë. Vetëm ata brënda Kishës që qëndrojnë besnikë ndaj asaj që Unë ju mësova atyre, mund të thonë me të vërtetë se i përkasin Kishës Sime. Kisha Ime përbëhet vetëm prej atyre që flasin të Vërtetën.

Kur ata brënda Kishës Sime më largojnë Mua, Jezu Krishtin, atëherë shpirti djallëzor ka hyrë në zonën e saj. Unë Jam duke u shtyrë gradualisht jashtë Kishës Sime. Unë nuk Jam më i adhuruar si isha më parë. Fjalët e Mia nuk përdoren më për të deklaruar të Vërtetën. Ato po shtrëmbërohen për të pranuar fjalë, vepra dhe veprime, që nuk vijnë nga Unë, dhe as nuk do të vijnë ndonjëherë nga Unë. Fjala Ime kurrë nuk mund të ndryshoj dhe çdo njeri që e merr Fjalën Time dhe e shtrëmbëron atë do të pësoj ndëshkimin e përjetshëm.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/10/27/my-church-was-built-upon-the-truth-and-nothing-but-the-truth-should-spill-from-her-lips/